Xhevat Domni

Xhevat Domni

Xhevati, ishte ai mësues duar artë, që do të mbahet mend gjatë nga shumë normalistë, që kanë kaluar nga dora e tij. Punoi mëse 30 vjet në të famshmen Normale të Elbasanit. Ishte një  metodist dhe didakt i talentuar. Drejtoi me vite të tëra punën metodike të lëndës Pune Dore, jo vetëm me mësuesit e arsimit parauniversitar, por edhe me pedagogë të Institutit Pedagogjik të Elbasanit, Shkodrës dhe Gjirokastrës. Ishte ideatori i parë, që në vitin 1955, të hapë pranë ndërmarrjes së artizanatit, Repartin e pikturës, sektorin e dekoreve. Fillimisht vetem ai e më vonë edhe piktorë të tjerë, ndikuan në paraqitjen estetike të qytetit, por edhe ndërmarrjeve.

Do te ishte Vasil Kamami, drejtori i Pedagogjikes “Luigj Gurakuqi”, që do t’i ofronte Xhevatit, detyrën e nderuar të mësuesit të Punës së dorës në këtë shkollë. Kjo lëndë tashmë kishte fituar rëndësinë e vet në përgatitjen e nxënësve dhe studenteve.

Me hapjen e ILP,me pas Universiteti “A.Xhuvani”, do të ishte pedagog, për këtë lëndë. Duke qenë specialist i mirëfilltë në këtë lëndë, hartoi planet dhe programet e lëndës Pune dore. Në shkollë ishte e pamundur, të mos shikoje paraqitjen dinjitoze dhe bashkëkohore, nga duararti, i talentuari, mësues Xhevati. Baza materiale për përgatitjen e kabineteve të Pune dores, dekori i çdo shfaqjeje teatrore, paraqitja estetike e shkollës etj, do të kishin firmën e tij. Paraqitja grafike e çdo shkolle të re,do të kishte mendjen dhe dorën e mësues Xhevatit.

Ai ishte i pari që e konceptoi dhe realizoi, kabinetin e Punës së dorës. Ai mban titullin “Mësues i Merituar”. Nuk ka nxënës e student, që nuk e kujton me respekt edhe sot, që ka mëse një vit që është ndarë nga jeta. Vendi ynë sot më shumë se kurrë, ka nevojë për mësues të tillë, të devotshëm dhe me virtyte.