Një kuriozitet nga muaji i Ramazanit në Elbasan

Në një bisedë me aktorin Ilmi Belshaku me ratsin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, më tregon një kuriozitet për xhaminë e Agait në Elbasan. Tashmë ajo xhami nuk ekziston më se është prishur pas vitit 1975, por ka qenë prapa bankës së shtetit ku sot ndodhet një shesh pas monumentit të arsimti.
Imam i asaj xhamie ka qenë Ali Topi. Ilmi Belshaku më tregon se kur ishte i vogël, (bëhet fjalë rreth viteve ’50) gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Imami Ali Topi në çdo ditë të agjërimit, në orën e fillimit të Syfyrit dhe të Iftarit bënte një shpërthim me gjëmim të madh që dëgjohej gjithandej deri në Shushicë dhe Godolesh, në Balëz dhe Jagodinë për të lajmëruar nisjen e ngrënies në Syfyr dhe në Iftar.
Kjo ngjallte kureshtje tek fëmijët që e dëgjonin dhe e kanë të fiksuar në kujtesë. Pranë kësaj xhamie ishte një gëzhojë e madhe topi e ngulur përgjysmë në tokë, pak pjerrtas të cilën Imami Ali Topi e mbushte me barut dhe sipër ngjeshte lecka të lagura që quheshin “sekia” duke lënë jashtë një fitil që e ndiznin dhe gjëmimi i shpërthimti dëgjohej nga të gjithë.
Kjo nuk shkaktonte asgjë të keqe se ishte thjesht një shpërthim për të bërë zhurmë si lajmërim për orën e Syfyrit dhe të Iftarit.
Ne fëmijët e shikonim me kureshtje, tregon Ilmiu, të gjithë procesin e asaj që bënte dajë Aliu dhe kur vinte momenti që të shpërthente baruti, ne fusnim gishtat në vesh që të mos shurdhoheshim. Kjo gjë vazhdoi derisa u ndalua besimi fetar, pas 1967-ës”.
Imami Ali Topi është babai i Xhemal dhe Ibrahim Topit dhe i vajzës Lavdie që ka lindur më 1882 dhe ndërroi jetë më 1972.