Andi Deliana

Kinemaja Shqiptare nxit masivisht disa lloje reagimesh tek shikuesit e saj shqipëfolës. Nëse ajo mund të ndahej në periudha e klasifikime do të biem dakort që ndarja drastike shënohet me ndryshimet politike në vend.

Periudha e diktaturës e përdori kinemanë si armë propagande, një  tradite e importuar nga eksperienca ruse ku Lenini kish parë në artin e kinemase medium “ par excellence” për të edukuar e indoktrinuar masat. Pavarësisht justifikimeve cdo film i para viteve 90 mbartëte në vetvete misionin e sipërpermendur ideologjik. Filmat ishin kryesisht mbështetur në një  strukturë me tre akte dhe personazhe pozitive me imazhin e heroit. Në këto rrethana bënë stazhet dhe u specializuan në Kinostudio dhe një  pjesë e kineasteve  që më vonë do të shfaqnin një  tendencë për të ndryshuar traditën e filmit ideologjik.

Një  prej tyre është dhe Gjergj Xhuvani regjizori me i vlerësuar i dy dekadave të fundit. Bashkë me specializimet jashtë vendit dhe eksperiencat e para në Kinostudio, puna e Gjergj Xhuvanit shpreh mbi të gjitha një  kulture tregimtari  që njeh mirë dhe boten e letërsise, influencë kjo mbase dhe nga bashkëpunëtorët apo rrethi shoqëror e familiar  që gjithmonë ndikon në punën e kujtdo.

Filmat  me regjisor Gejrgj Xhuvanin, që spikatën për fabulën dhe trajtimin janë disa dhe këtu po permendim titujt  që i gjejmë më përfaqësuese:

“Parrullat”, “Lindje Perëndim Lindje” dhe “I dashur Armik”. Të tre titujt veshin dhe thjeshtëzojne fabulën e përmbledhur në pak fjalë.

Tek “Parrulat” ndjekim ngjarje  që lidhen me rutinën e parrullave ideologjike si një  rutinë boshe ku jeta me përmbajtjen e saj gjen gjithmonë mënyrë të tejkalojë skematizmat e limitet e vëna nga njërëzit e një  sistemi steril.

Në filmin “Lindje perëndim lindje” ndjekim një  grup ciklistësh në rikthimin e tyre drejt lindjes nga u shkëputën për një  garë që harrohet, nën garimin e rikthimit në vitin e ndryshimeve të mëdha.

Në filmin i “Dashur Armik” është ngjizja e disa marëdhënieve jokonvencionale në orë të jashtëzakonshme për Shqipërinë.

Me të tre keto filma regjizori përdor, përmbysjen e vlerave të mëdha në jetën e njërëzve të vegjël, kërkimin e një  identiteti social si dhe rigjetjen e humanizmit në kohë lufte. Është me vlerë trajtimi dhe përzgjedhja që Gjergj Xhuvani bën me subjektet dhe si e trajton fabulën. Përsa i perket strukturës ai i mbetet një  tregimi ku hyrja zhvillimi dhe mbyllja janë shtrirë në mënyre lineare. Ndërsa fotografimi i personazheve kryesore përmys pritshmërine e një  kinemaje tradite si ajo e mëparshme. Në vitet 90 kudo në Europë dhe nëpër botë, shumë regjizorë kërkuan të dalin jashtë konformizmit, si në trajtim, subjekte apo estetikë.

Xhuvani dhe pak regjizorë të tjerë në Shqiperi e ndërmorën këtë hap për të sjellë modele të reja në kinemanë shqiptare. Xhuvani njihet si më i sukseshmi në këtë perpjekje nga brezi i fundit me eksperienca nga Kinostudio “Shqipëria e Re” duke qëndruar në kufirin e dy epokave të mëdha ndryshimesh në historine e një  kombi dhe shoqërie. Puna e Xhuvanit do të vlerësohet për një  influencë të mirë nga kinemaja europiane (perëndimore) ku realizmi dhe magjia e jetës ngjizen thjeshtë në skena të rafinuara këndsëem me personazhe komplekse dhe dialogë racionalë.

Nga brezi i tij, Xhuvani mbetet një  artist  që jo vetëm vjen gjithmonë me dicka të vecantë por mbyll këndshëm krijimet e tij duke qëndruar larg fundeve epike dhe kulmimeve bombastike dhe duke ja lënë publikut barrën e shtjellimit në ndërgjegjen e tij, kuptimin e jetës së kapur brenda dritates të ekranit.

Humbja e një  regjizori me të tillë krijimtari do të krijoje një  ç’ekulibrim në diversitetin e prurjeve me vlerë në kinemanë shqiptare si dhe do ti mungojë punës për të krijuar vepra me identitet  që do të mund të tërheqin me në fund drejt vetes vëmendjen e kritekëve ndërkombëtare dhe audiencës shqiptare,  të cilës një  ditë, do ti duhet të kujtojë vetveten në këtë pasqyrim dhe ëndërrim të humbur.

Shpreh keqardhje për humbjen e një  njeriu  që gjithashtu vjen nga një  familje  që ka dhënë për qytetin e Elbasanit dhe Kombin Shqiptar.