Në këtë foto të vitit 1934 janë nënë e bijë nga fshati Shelcan. Të dyja kanë veshur kostumet tradicionale të fshatit të tyre. Edhe kjo foto i përket arkivit te Znj. Margaret Hasluck.

Në foto: Nënë e bijë nga Shelcani, të veshura me kostumet tradicionale
KOMENTIDihet se folklori shqiptar është një fushë që karakterizohet me cilësi dhe veçori të spikatura dhe të posaçme , të cilat fare pak i ka folklori i popujve të tjerë në shtigjet e Gadishullit Ballkanik. Malësorët e Koritës, si popull që janë me tradita dhe që jetojnë me shekuj të stërlashtë në trojet e tyre etnike, duke e çmuar dhe ruajtur me shpirt këtë thesar, gjatë tërë historisë së tyre përballë stuhive dhe uraganeve, përplotë batica dhe zbatica në kohë dhe hapësirë, sipas prirjes dhe sipas shpirtit të kultivuar dhe të qënies që kanë në përgjithësi shqiptarët, edhe koritjanët i ruajn me një xhelozi të rrallë, në përgjithësi vallet, doket, traditat dhe tiparet e veshëmbathjes popullore i përcjellin me një pasion të thukët brez pas brezi… (Burrat mbanin veshmbathje ( që dallohej nga ajo e grave), tirq me gajtana prej qashe të leshtë, opinga lëkure të lidhura me xhalma e çorape të qendisura gjer në gjunj, mbanin breza të leshtë dhe në shok armë të shkëlqyera të lara me argjend, madje edha ata që kishin pistolla, mbanin dhe harbi të mëdha argjendi në brez për t’u kapardisur. Xhamadana me sumlla ari etj. Qeleshet e bardha si bora të vërbonin në diell, xhamadanët me të kuqe të artë dhe jelekët, xhurditë e shkurtëra, të zeza, gajtanët e zinj të ndritshëm, që zbukuronin çakshirët të ngjitur pas trupit, qostekët e orëve të rënda prej argjendi dhe të pistollës, të stolisur…)
Dihet se folklori shqiptar është një fushë që karakterizohet me cilësi dhe veçori të spikatura dhe të posaçme , të cilat fare pak i ka folklori i popujve të tjerë në shtigjet e Gadishullit Ballkanik. Malësorët e Koritës, si popull që janë me tradita dhe që jetojnë me shekuj të stërlashtë në trojet e tyre etnike, duke e çmuar dhe ruajtur me shpirt këtë thesar, gjatë tërë historisë së tyre përballë stuhive dhe uraganeve, përplotë batica dhe zbatica në kohë dhe hapësirë, sipas prirjes dhe sipas shpirtit të kultivuar dhe të qënies që kanë në përgjithësi shqiptarët, edhe koritjanët i ruajn me një xhelozi të rrallë, në përgjithësi vallet, doket, traditat dhe tiparet e veshëmbathjes popullore i përcjellin me një pasion të thukët brez pas brezi…
Vallet
Në përgjithësi, vallet e burrave të Koritës karakterizohen nga e njëjta gjallëri dhe dinamikë si e valleve të Lumës. Ato kanë shumë ngjajshmëri dhe njihen me emra, si: Vallja e kaçakëve, vallja e ,, Mehmet Hoxhes,, “Kallëxhoja”, “ Vallja dyshe dhe treshe”, “Gishti i vogël”, “ Hasan Aga”, “Karaisufi”, “Vallja e dhëndrit,, , “Orqushka”, “vallja e hajdutit” ,,Vallja e bariut,, etj. Sa i përket mënyrës së ekzekutimit, disa nga vallet luhen radhazi njëra pas tjetrës. Në të gjitha rastet, kërcimet janë shoqëruar me surle e tupan ose tek grate më së shumti përcillen me dajre dhe këngë vajzash. Karakteri ritmik në to është më i dukshëm gjë që, ndërmjet të tjerash, vërehet në dyfishimin me nga dy hapa të vegjël, në hapat katër dhe gjashtë të motivit me ndërtim asimetrik… e që nga shumë aspekte dallohen nga vallet e meshkuj . Të njëjta janë edhe valet e burrave edhe të grave me aso të Sëllarevës, Gurguricës, e që shumë ngjajshmëri kanë edhe me valet e Dibrës, Kërçovës dhe Lumës !
E tërë kjo më së shumti vërehet tek gjinia femrore gjatë interpretimit të këngëve të dashurisë dhe ato lirike në dasma e gëzime familjare, festa e tubime të ndryshme popullore, këngët e bukura burimore nga burrat dhe barinj të shquar , duke përfshirë këtu edhe këngët e burrave , por sidomos të grave dhe të vajzave të cilat i interpretojnë me dajre e def. Valle të bukura e të larmishme janë si ato të burrave njashtu edhe të grave, të përcjella edhe me veshjet e bukura të stolisura sipas traditës .
Veshja e koritjanëve
Veshja e burrave dallohet pёr larmishmёrinё e saj, koloritin dhe ornamentet e veçanta ku bëjnë pjesë: tirqët, çarapët, opingat, xhamadani, kësula (kapuçi), shamia, brezi, etj. Veshja e grave tё Koritёs, ёshtё e tipit ballkanik dhe pёrkon mё shumё elemente me veshjen e zonave fqinjё, kryesisht me atё tё Lumёs. Pjesë të veshjes së grave janë: mbështjellsja, brezi, jeleku, këmisha, çorapet brezi, tlinat, tërliku (xhubleta), kopraneja, xhoka (xhybja) etj. Dallimi i veshjes mes vajzave dhe grave evidentohet tek ngjyra e tyre dhe tek pёrdorimi i disa elementeve zbukuruese , të qendisjes të cilën koritjanet e reja e kanë pas si passion, sidomos në pregatitjen e çeizit të nuseve…