ELBASAN 1909
Varrezat e te krishterëve…
Nga ditari Mid-hat Frashërit
Elbasan, 25 gusht 1909
Mbrëmanet, bashkë me një mik, bëj një shëtitje të vogël. Elbasani për fat të keq s’ka ndonjë vend afër qytetit ku të vejë e të dëfrejë pakë njeriu. Ne marrim udhën e varreve të krishtera, se ky vend ka një bukuri të vërtetë; shkojmë nga arrat dhe më gjysmë ore arrijmë në një vend me drurë, me gjelbësime; më anë tjatër ngrihen brigjet mveshur me ullinj, ullishta të bukura bërë nga moti se tani më s’është vënë as një rrënjë fare; bota këtu pandeh se gjithë këta drurë të bekuar janë vënë prej venecianëve.
Nga vëndet që shkojmë shoh vijat e ujit që janë marrë nga Shkumbini dhe me të cilat ujiten arrat. Sot ky ujë shitet dhe disa zotërinj bëjnë një fitim të madh. Po shoku im më thotë se tani po bëhet një vijë e madhe e re, ujët e së cilës do të shitet më lirë dhe të ardhurat do jenë për shkolla dhe të tjera gjëra mësimi.
Foto e vitit 1916 -18, varrezat e te krishterëve prane Kishes se Shen Thanasit, Elbasan.

 

Përgatiti : Dr. Shefqet Deliallisi

VARREZAT E TË KRISHTERËVE, ELBASAN  1916 -18

VARREZAT E TË KRISHTERËVE TEK KISHA E SHËN THANASIT,  ELBASAN 1916 -18