(The last medieval land in Europe)
Revista “TRAVEL”, Shtator 1922
nga John Carter. Marrë nga origjinali që ndodhet në “The Ohio State University”.

Kjo skicë impresioniste e jetës shqiptare është e para nga dy artikujt e Z.Carter për një nga vendet më interesante në Evropën juglindore. Artikulli tjetër trajton disa aspekte të kushteve ekonomike dhe politike me disa spekulime për të ardhmen e Shqipërisë midis kombeve të Evropës.

Imagjinoni një tokë që nuk ka rrugë hekurudhore, pa karroca, pothuajse asnjë rrugë të shtruar, ku njerëzit veshin të njëjtën lloj rrobash dhe i bëjnë flokët e tyre në të njëjtën mënyrë siç vepruan paraardhësit e tyre pesë mijë vjet më parë. Një vend ku nuk ka fabrika, nuk ka punë, nuk ka makineri, por qytetarë të grupuar në dyqane të vogla, që bëjnë gjëra të bukura me duart e tyre.
Imagjinoni një vend kaq të modës së vjetër, sa të mos përdorin asgjë tjetër përveç parave të arit dhe argjendit dhe tepricat t’i ruajnë duke i fshehur. Nji vend dhe pa taksë mbi të ardhurat. Nji vend ku punëtorë të zakonshëm që shtypin gurë në rrugë kanë kuti cigare argjendi, cigare mbajtësit e qelibarit të argjendit, ku gratë fshatare veshin ditën e tregut, rroba prej kadifeje të qëndisura me ar; një vend ku ligji i mikpritjes është i tillë që ju të mund të shkoni në shtëpinë e cilitdo njeri, qoftë ai i pasur apo i varfër, dhe ai duhet të ndajë më të mirën me ju për aq kohë sa ju mund të qëndroni; një natë, një muaj, dhjetë vjet-dhe ai (shqiptari sh.im)duhet të jetë i gatshëm për të mbrojtur sigurinë tuaj me jetën e tij. Kjo tokë është quajtur, jo Utopia, por Shqipëria.

Ndërsa, si në të gjitha vendet mesjetare, idioma në theks dallon nga qyteti në qytet, dialekti që flitet në Elbasan konsiderohet më i miri.
Në distancë të afërt shikohen minaret e prishura, si gishtat e thyer. E zhytur nga pemët, shihet ura e harkuar romake që lartësohet nga rruga e vjetër, e qytetit, ky është Elbasani. Muret e plasaritura nga tërmeti, çatitë me tjegulla të rrëzuara, përplasur mbi kalldrëm, fenerët e ndezur në dyqanet e vegjël. Një mur dhe portë e lartë, shtëpia e ftohtë me divanë të bardhë dhe të rehatshëm; ujë të ftohtë dhe shegë, rrush dhe djathë; rrethi i maceve që presin me lakmi që kockat e pulës të hidhen në dysheme; një shtrat i mbuluar me një jorgan të lashtë të veshur me ar. Shtëpi të mëdha të rrethuara nga mure të larta; sherbeti shërbehet në gota argjendi të mëdha, lëng qershie, mish të freskët, duhan i aromatizuar me dru sandali; këtë shikon nëpër të gjithë shtëpitë. Fytyra të shëndetshme, të buzëqeshura, mikpritje, mirësi dhe komplimente; lule, lule të mbledhura për mua kudo ku shkoj. Në fund një grua amerikane e sëmurë nga malarja,ngrihet duke u ankuar,është amerikania e parë që përballet me mua, pas tre muaj udhëtimi.

____________________________________________________________________________________

Skicat e tij janë illustruara me shumë foto të bëra nga Frank B. Baker.

Foto 1- Illustrim i parë në fillim të tre skicave.
Foto 2- Besimi i fesë te brezi i ri nuk i bën shumë përshtypje fëmijëve se sa u bëjnë prindërve të tyre. Fëmijët, të krishterë dhe muslimanë luajnë së bashku të kënaqur.
Foto 3- Rrotullame ose Dollapët