Sulë Harri, Linz, Austri 1923, Arkivi Digjital Elbasan

Sulë Harri, Linz, Austri 1923

Sulejman Harri, është përfaqësuesi dinjitoz i familjes Harri të Elbasanit.

Lindi në Elbasan më 24 mars 1900 dhe ndërroi jetë më 06 qershor 1980.
Ka qenë njeri nga djemtë e Hedije dhe Demir Harrit. Prindërit i ikën shpejt nga kjo botë dhe e lanë jetim .
Sulejman Harri kishte pesë djem, Ndriçimin, Sazanin, Durimin, Sopotin dhe Flamurin.
Me bursë të Kryqit të Kuq Austriak, vazhdon studimet në shkollën e Linzit në Austri të cilat i përfundoi me rezultate të larta.
Sulejman Harri ishte njeri nga 26 stduentët që mbaruan shkollën në Austri në vitet 1922 – 1923.
Ka qenë drejtori i parë i shkollës Ushtimore, laboratorit të përgatitjes së mësuesve që mbaronin shkollën Normale. Por ka qenë edhe një personalitet i arsimit kombëtar i vlerësuar nga personalitetet e larta të arsimit.
Për fatine keq, në vitin 1947 u burgos dhe doli më 1956 për qëndrimet e tij ndaj sistemit dhe mos vlerësimit të atyre që studiuan në shkollat perëndimore ku bën pjesë edhe Sulejman Harri.
Më tej ka bërë punë të rëndomta në ndërtim e të tjera, derisa doli në pension.
Për historinë e jetës dhe të punës së Sulejman Harrit është bërë një libër autobiografik nga hsitoriani Iljaz Goga me titull “Sulë Harri, kalorës i Arsimit Kombëtar Shqiptar”, me ndihmesën dhe këmbënguljen e të birit të tij, Flamur Harri.
Sot emrin e Sulë Harrit e mban një shkollë 9-vjeçare në Elbasan, në territorin ku është edhe shkolla “Qamil Guranjaku”.