Kontributi albanologut Robert Elsie është i ngjashëm me atë të Edit Durhamit. Ndarja nga jeta e tij më solli në mendje nismën e famshme të Mid’hat Frashërit 100 vjet më parë. Stilografin e artë, dhuratë e popullit të Elbasanit për Edit Durhamin.
Në gazetën “Përlindja e Shqipënis” lexojmë kërkesën e Mid’hat Frashërit për drejtorin e gazetës :

“Zoti Drejtor,
Lutem të botoni këto të paka radhë : Këtu n’Elbasan filluam të mbledhim ndihmë nga një metelik për njeri. Duam të blejmë një kalem të florinjtë që t’ia dhurojme zonjës Edith Durham, si një kuptim për shërbimet fisnike që i ka bërë kombit tonë me shkrimet e botimet e saja.
Për të rrëfyer këtë mirënjohje nga kombi ynë, kemi dashur që edhe ndihma të jetë e popullit dhe nga ky shkak, s’mbledhim më tepër se nga një metelik…..Në komisionin që u formua për këtë ndihmë, janë z.G. Cilka, Dr.Ruzhdi beu,Taq Buda dhe unë…” Mid’hat Frashëri
Elbasan, 20 janar 1914.

Një gjest simbolik për t’u vlerësuar …(sh.d)