Genocidi komunist eshte nje dukuri prezente ne tegjitha vendet Europes Lindore te ish kampit socialist me ne krye ish Bashkimin Sovjetik.

Nga ckemi degjuar, perjetuar e lexuar na rezulton se  ne Shqiperi ai ishte  shume i eger e me prepotent ne krahasim me shtetet e tjera. Sinjalet e para u shfaqen qysh ne Luften Antifashiste Nacional Clirimtare. Menjehere pas Clirimit te vendit me 28 Nentor 1944 genocidi komunist Hoxhian u be pjese integrale e programit qeverises. U ushtrua ne menyre permanente per 47 vjet ne shoqeri ne te gjitha fushat e jetes: ne ekonomi, ne ushtri, ne arsim, ne art e culture. Nga ky genocid nuk mund te perjashtohej Shkolla Normale e Elbasanit, ne te cilen punonin figurat me te shquara, me te pregatitura e me nje kulture perendimore. Jemi munduar qe permes fakteve, dokumentave, rrefimeve te personazheve ta japim te plote e me vertetesi kete genocide.

Natyrshem lind pyetja: Cila eshte Normalja e Elbasani?

Cili eshte kontributi i saj nder vite?

Pa e trajtuar kete problem shkurtazi nuk mund te kuptojme mire genocidin qe eshte ushtruar mbi te.

Normalja e Elbasanit eshte e vetmja shkolle mbarekombetare ne gjuhen shqipe qe ka dhene kontributin me te madh ne pergatitjen e mesuesve, por edhe me gjere ne gjithe zhvillimet historike, politike, arsimore, kulturore e shkencore gjate gjithe shekullit te XX ne mbare kombin shqiptar. Me te drejte e kane pagezuar Universitetin e pare Shqiptar. Mua do te me pelqente ta quaja edhe Mesonjetorja e Mesuesve.

 

Fillimi erdhi natyrshem, kur ishin pjekur kushtet. Fillimisht u njehsua gjuha shqipe qe beri te mundur hartimin e alfabetit te pare. Kjo u vendos ne Kongresin e Manastirit qe zhvilloi punimet nga 14-22 Nentor 1908. Elbasani perfaqesohej nga zoterinjte Taqi Buda, Simon Shuteriqi dhe Kasem Sejdini.

Me pas  Rilindja Kombetare, agonia e perandorise turke, ardhja e xhonturqve, hapja e shkollave te para legale ne gjuhen shqipe, levizjet patriotike te fundshekullit te 19 e fillim shekullit te 20 sollen nevojen e nje shkolle ne gjuhen shqipe per pergatitjen e mesuesve. Kjo u sanksionua me ligj ne Kongresi e Elbasanit i cili i zhvilloi punimet 2-9 Shtator 1909 me   kryetar Dervish Bej Bicakun dhe nenkryetar z. Mithat Frasheri. Elbasani perfaqesohej nga z. Ahmet Dakli, Emin Haxhiademi, Lef Nosi, Simon Shuteriqi, Josif Haxhiminga, Dhimiter Paparisto dhe Dhimiter Buda.

Ne nenin 3 te Kongresit thuhet : “ te fillohet e te nise puna kete vjeshte ne Elbasan nje mesonjetore per mesonjes me 6 rreshta, per te permbajturit e se ciles jane detyruar tere klubet e shoqerite brenda e jashte Shqiperise sikundre dhe tere njerezit qe deshirojne perparimin e kombit shqiptar”

1 Dhjetor 1909. Dite e bardhe e shumepritur nga shqipetaret ne shekuj. Ajo u shnderrua ne nje feste mbarekombetare. Elbasani veshi petkun e festes. Kishte perfaqesues nga te gjithe trevat shqiptare.

Ne fjalen e rastit z. Luigj Gurakuqi thote: “ Dita e sotme, kjo dite e bardhe e plot hare qe gdhin sot ne qytetin tone do te mbetet nje dite e madhe si nje dite e shqueme e paharrueshme ne histori te kombit tone, do te qendroje si nje e kremte e shenjte e perjetshme, e cila do te lutet me nderim e brohorite babe mbas babe e djale mbas djali, nderkombet e panemurueshme qe do te vijne e gjer ne jete te jetes”.

Keshtu filloi punen shkolla te ciles i vune emrin “Normalja e  Elbasnit” ashtu si simotrat e saj ne Europe. Trupa e pare pedagogjike e shkolles ishte: Luigj Gurakuqi ( drejtor), Aleksander Xhuvani,  sotir Peci, Peter Dodbiba, Ibrahim Dalliu, Haki Blloshmi, Simon Shuteriqi, Hasan Mezja e Dhimiter Paparisto. Gjithsej 9.

Shkolla filloi me 140 nxenes, nga te cilet gjysma nga Kosova, Maqedonia e Cameria. 50 nxenes ishin nga prefektura e Elbasanit. Normalja e Elbasanit nga viti  1909 e deri ne vitin 1944 erdhi gradualisht duke u konsoliduar. Ne kete periudhe 35 vjecare punojne mbi 120 mesonjes e profesore, shumica e te cileve me arsim e kulture perendimore. Kane  mbaruar Normalen rreth 1000 nxenes nga te gjithe trevat shqiptare, nga te cilet mbi 100 ishin vajza. Per kuroizitet ne periudhe 1935-1942 kane mbaruar Normalen e Elbasanit 25 nxenes nga Kosova, 10 nga Maqedonia, 8 nga Mali i Zi dhe 9 nga Cameria.

Normalja e Elbasanit arrin  kulmin e saj ne vitet 30 te shekullit te kaluar. Ajo u be nje shkolle e organizuar mire mbi baza e kritere te shendosha e shkencore pedagogjike bashkekohore. Pervoja e saj rrezaton ne mendimin pedagogjik shqiptar. Nje rol te rendesishem luajti hapja e shkolles ushtrimore ne vitin shkollor 1923-1924 me  drejtor nje nga specialistet me te mire te kohes z. Sule Harri. Keshtu Normalja e Elbasanit u shnderrua shume shpejt ne nje vater arsimore ku u aplikuan e u perhapen ngado modele bashkekohore didaktike. Ajo u shnderrua ne nje laborator te pergatitjes se mesuesve. Merita u takon profesoreve te Normales. Ata sollen ne shkolle nje mendim bashkekohor didaktik. Praktikuan me zell pervojen metodike te shkollave simotra austriake, gjermane, italiane, franceze, zviceriane ku ato kishin studiuar. Kete na e verteton z. Aleksander Xhuvani qe e drejtoi ate shkolle per 18 vjet ne periudhat 1913-1920; 1922-1929; 1933-1937. Ai thote : Shkolla Normale e jona me kulturen  e pergjithshme qe jep nuk eshte me e ulet se ndonje tjeter ne Ballkan. Ne kete periudhe kemi dhe nje ngjarje tjeter. Ne vitin 1944 Normlja e Elbasanit  u pagezua me emrin Normalja “Luigj Gurakuqi”.

Nxenesit e pregatitur mire nga ana shkencore e pedagogjike dhe te edukuar me ndjenjen e atdhetarise iu pergjigjen thirrjes se ministrit te arsimit te kohes z. Ernest Koliqine vitin 1941-1942per te punuar per hapjen e shkollave dhe mesimin e gjuhes shqipe ne trevat ku banonin shqiptare: Kosove, Maqedoni, Sanxhak, Mal te zi e Cameri. Ata punuan me perkushtim e devotshmeri jo vetem si mesues por dhe si drejtues te arsimit ne keto vende. Kemi te evidentuar mbi 120 mesues normaliste vetem nga Elbasani nder te cilet 18 vajza qe punuan me keto treva shqiptare.

E tille Normalja e Elbasanit. Kete dhurate te bukur trashegoi diktatura komuniste pas clirimit te vendit.

Shteti totalitar komunist i diktatures se proletariatit qe u instalua pas Luftes se dyte Boterore duke vene ne themel te egzistences se tij luften e klasave gjymtoi rende aspiratat demokratike te shkolles normale.  Komanda e Partise ne shkolle spostoi drejtimin pedagogjik e u vu ne ndjekje te mesuesve e nxenesve sidomos te atyre me pikepamje te kunderta politike. Lufta ndaj normalisteve u zhvillua brenda dhe jashte shkolle kudo ata punonin e jetonin. Goditja e pare erdhi ndaj emrit te shkolles. Ne viti 1945 sapo kishin zbritur nga malet i hoqen emrin Normale te modelit perendimor e i vune emrin Pedagogjike sipas modelit sovjetik. I hoqen emrin Luigj Gurakuqi dhe i vune emrin 10 Korriku. Shkolla kete emer Pedagogjikja 10 Korriku e ka mbajtur deri ne viti 1959. Asnjehere se kam kuptuar se cfare lidhje kishte 10 Korriku me Mesonjetoren e Mesuseve. Po  ne kete periudhe kemi nje sinjal tjeter qe tregon objektivin e komunisteve per tu shkeputur SHBA, aleati yne ne Luftene dyte Boterore.

Ne mars te vitin 1945 perfaqesues te ambasades amerikane vizitojne Normalen ( une parapelqej ta quaj Normale dhe jo pedagogjike 10 korriku ). Delegacioni u prit nga dhjetera nxenes. Kete e tregon nje fotografi e kohes. Pritjen e organizoi drejtori i shkolle z. Kol Prela.

Gjate vizites z. Harri Fultz takohet e bisedon me mesues e nxenes te shkolles. Profesori Mahmut Maci nxenes i Fultzit fton turmen per nje urra te forte per aleatet tane. Mesuesi Ahmet Kurti vlereson SHBA.

A thua te jete rastesi qe pas pak kohe te tre keta intelektuale arrestohen e pushkatohen.

Duke studiuar  me kujdes historine e Normales ne vitet 1944-1990 me rezulton se genocidi komunist nuk ka qene spontan dhe as i rastesishem. Ai ka qene i programuar deri ne detaje, ka qene i pranishem gjate gjithe kohes me ulje e ngritje ne varesi te situatave e konjukturave politike te kohes. Genocidi komunist eshte shfaqur ne disa forma e drejtime. Ai ka qene fizik, i zbatuar ne disa forma. Keshtu lufta e klasave goditi pa meshire qe ne fillim, menjehere pas clirimit eliten e mesuesve e nxenesve te shkolles normale, si pjese e goditjes qe u zbatua ne te gjithe Shqiperine, sidomos ndaj intelektualeve e nacionalisteve me te shquar te kohes. Kjo vetem sepse ishin properendimore e nuk ishin dakort me vendosjen e komunizmit ne Shqiperi. Goditja ishte e rende pasi kishte si qellim tu mbyllte gojen cilitdo qe ishte kundra. Synonte tu fuste friken njerezve.

Me poshte do radhis nje liste me disa profesoree nxenes te Normales qe u goditen nga genocidi komunist.

  • Te Pushkatuar:
  1. Kol Prela ( Malesia e Shkodres)- pjesemarres ne LANC, drejtor i Normales 1945-1946 e me pas profesor deri ne 1949.
  2. Mahmut Maci ( Elbasani) – arsimuar ne shkollen Harry Fultz. Profesor i Normales 1940-1944 ; 1945-1949.
  3. Apostol Gega ( Elbasani) – mesues normalist me kontribut ne Kosove e shquhej si antifashist.
  4. Genc Leka ( rrjedh nga nje familje e pasur e Berzeshtes se Librazhdit)- shkrimtar, mesues normalist.
  5. Vilson Blloshmi (rrjedh nga nje familje e pasur nacionaliste e Berzeshtes se Librazhdit)- mesues normalis-poet.
  6. Agim Kulla ( Zemblaku)- nga Korca- mesueses normalist pushkatuar ne 1945.
  7. Vangjel Lesho ( Peqini)- normalist- bente pjese ne listene nxenesve te talentuar te shkolles.
  8. Trifon Xhagjika nga jugu i Shqiperise-normalist- nxenes me prirje te vecanta- poet- pedagog ne Tirane.
  9. Ahmet Kurti ( Elbasani) -mesues normalist-nxenes ne normale ne vitin 1945.
  10. Osman Doraci- normalist nga Elbasani.
  11. Kamber Kazazi- mesues normalist, shkolluar ne perendim.

Po japim te plote historine e nje te pushkatuari nga Elbasani. Pak a shume te tille histori paten dhe emrat qe cituam me siper.

Fadil Ismail Gurmani lindur ne Elbasan ne vitin 1907, rrjedh nga nje familje e mesme me prona. Familja dallohet per vlerat e saj nacionaliste e atdhetare. I ati, Ismaili vritet ne Shkoder ne lufte me pushtuesit serbe.  Fadili pasi mbaroi Normalen, studimet e larta i kreu ne Austri dhe Gjermani per psikologji. Ka punuar si shef arsimi ne qeverisjen e Zogut. Kohen me te madhe te punes e ka ne shkollen ushtrimore per 11 vjet. Ishte nje nga frymezuesit e reformimit e persosjen se metodave te mesimdhenies. Ishte antifashist. Ka nxjerre nxenesit ne demonstratat antifashiste. Si i tille eshte internuar ne Itali.

Ai shprehej keshtu: “ miku asnjehere nuk vjen me pushke” .

Arrestohet ne vitin 1947 pa asnje shkak. Nga dosja hetimore rezulton se nuk ka pranuar asnje akuze si antikomunist. Eshte torturuar. Gruaja e tij rrefen: kur merrja teshat nga burgu ishin gjithe gjak. Pushkatohet ne vitin 1948. Para pushkatimit ka thene: po me vrasin kot, une kam punuar per kete popull. Le gruan e tre femije jetim, te cilet u persekutuan gjate gjithe periudhes komuniste.

Te burgosur

  • Sule Harri ( Elbasani)- rrjedh nga nje familje qytetare e atdhetare. Nxenes qe i perket brezit te pare te shkolluar ne Normalen e Elbasanit ne vitin 1909, poet, mesuese ne shkollen ushtrimore 1923-1944. Drejtori i pare i shkolles ushtrimore. Ka udhehequr tere punen e persosjes se metodave te mesismdhenies ne ate shkolle.
  • Uran Kostreci- normalist nga Elbasani ka bere mbi 20 vite burg.
  • Venemin Dashi –Elbasani- ka studiuar jashte shteti, profesor normale 1934-1939 dhe 1945-1949.
  • Ismail Xhaja- Elbasani- normalist i vitetve 1926-1933. Ka mbaruar studimet e larta ne Rome per gjuhe. Mesues ne ushtrimore 1923-1944 dhe 1945-1949.
  • Vasil Qirjako- profesor ne Normale 1934-1939.
  • Kujtim Metra-mesues normalist
  • Nazif Shmili-normalist 1943-1948, profesor ne Normale 1952-1960
  • Xhorxh Papajani-mesues normalist
  • Skender Sejdini – normalist 1926-1933, mesues ne ushtrimore, Studimet e larta jashte.
  • Mynever Zaimi- mesuese normaliste, pjesemarrese ne LANC- shkrimtare, vajze e emancipuar e cila per here te pare interpretoi ne skenen e teatrit te qytetit.

Me poshte po japim te plote historine e njerit prej tyre.

Etehem Emin Haxhiademirrjedh nga nje familje atdhetare, nacionaliste dhe intelektuale e Elbasanit. I ati Emin Haxhiademi nje intelektual i shquar per kohen. Pjesemarres ne Kongresin e Elbasanit. Shume aktiv per organizimin e punes per hapjen e Normales se Elbasanit. Etehemi eshte nxenes qysh ne hapjen e shkolles ne 1909. Mbaroi studimet e larta jashte. Profesor ne normale ne periudhen 1945-1949.  Spikaste per kulturen e gjere. Dramaturg. Ne dranmat e tij si “ SKENDERBEU” spikat patriotizmi i tij. Dramat e tij jane vene ne skene ne Teatrin e Elbasanit dhe jane vleresuar nga publiku e kritiket e kohes.

Duke  studiuar faktet e dokumentat qe me kane rene ne dore them me bindje te plote: ata ishin patriote, intelektuale te spikatur me kontribute te medha ne organizimin e persosjen e Normales se Elbasanit. E donin Shqiperine e punonin per te . Shpresoni se pas LANC do te behej demokratike dhe prandaj qendruan ketu. U denuan dhe u persekutuan se kishin nje faj “ ishin properendimore”.

Ka shume fakte e dokumenta qe na bindin per cka referuam me siper. Po ctoj 2 prej tyre:

Ja cfare thote z. Kol Prela para pushkatimit “ O Shypni, po me vrasin se te desha. Rrofte 28 Nandori. Flamuri i paster i Skenderbeut pa sepaten e fashizmit e pa yllin e komunizmit”.

  1. Ajdin Kulla ( Zemblaku) maturant i viti 1934, ne testamentin e lene para pushkatimit, ne moshen 34 vjecare ka thene “ duhet ta dini qe po vritem si shqiptar dhe jo si tradhetar. Per mua te rroje Shqiperia. Te rroje flamuri kombetar i Shqiperise. Largohem nga kjo jete e rreme i perveluar si shqiptar, per nje Shqiperi qe une e deshiroja, ishalla do te behet dhe ta gezoni ju e te vegjelit qe do te vijne mbas nesh, dhe te gjithe ata qe i kane thene vetes shqiptare te vertete”. Burgu i Korces  18/06/1945.  I juaji Ajdin Kulla.

Duke u thelluar ne problemin qe po trajtojme na rezulton se pati dhe nga ata normaliste qe kuptuan te ardhmen komuniste te Shqiperise. Ata u larguan nga Shqiperia. Pati dhe nga ata qe parashikuan dhe degradimin dhe shperfytyrimin e njeriut ne regjimin kominist.

Po ju jap dy shembuj:

Vasil Andoni- profesor i Normales, shkolluar nje nje shkolle amerikane ne Stamboll.  Ai gjate oreve te mesimit dhe jashte tyre u thoshte nxenesve: “ gjeni sa me shume libra te Leninit. I lexoni dhe i studioni ato. Keshtu do te kuptoni se cfare eshte komunizmi”.

Maturanti Lec Shllaku- normalist i vitit 1934. Larguar nga Shqiperia ne Itali. Atje spikat si intelektual, ben karriere dhe u shqua si intelektual. Ka shkruar nje liber per figuren e Skenderbeut si dhe ka ngritur buste per te ne Itali dhe France. Gjithashtu botonte nje reviste periodike ne gjuhen shqipe. Ne vitin 1992 u emerove drejtor i Normales dhe marr nje leter nga z. Lec Shllaku. Ai kerkonte nje informacion per situaten politike dhe Normalen. I ktheva pergjigje. Shume shpejt vijoji  korrespoenca. Gjate kesaj korrespondence  me ka mbetur  ne mendje “me vjen mire qe si intelektual ke marre pjese ne levizjen demokratike per rrezimin e komunizmit. Te pergezoj. Me pelqen entuziazmi yt per perspektiven e demokracise ne Shqiperi. Por mbaje mend. As ti, as femijet e tu nuk do te arrini ta beni demokracine e vertete ne Shqiperi. Lut Zotin ta realizojne nipat e mbesat e tu”.

Ai paska patur te drejte.

Genocidi fizik nuk u mjaftua me kaq. Ai here pas here shfaqej per ti mbajtur te tulatur mesuesit dhe nxenesit normaliste. Shfaqej here me i ashper here me i zbutur.  Burgosjet dhe pushimet nga puna vazhduan. Ne vitin 1976 nje ekip i komitetit  qendror i kryesuar nga Xhevdet Pata, drejtor kuadri erdhi ne Elbasan.  Ekipi punoi disa dite. Rremuan te gjithe dosjet e mesuesve dhe drejtuesve te arsimit te kohes. Ne Elbasan ra heshtja. Te gjithe ndjeheshin te frikesuar,  pasi cdo familje elbasanase ka patur nje mesues. Ekipi la nje liste me mesuesit qe duheshin larguar nga puna. Ne perfundim  u larguan nga puna mbi 20 mesues normaliste, te cilet punonin me perkushtim ne mesimdhenie.

Diktatura komuniste kishte ndertuar nje harte imagjinare por  qe funsiononte. Harta ndahej ne dy pjese nga nje vije e kuqe rrethore. Ne njeren ane te hartes ishin qindra mesues normaliste qe u harruan nga diktatura. Ata perballuan deri ne fund veshtiresite si mesues ne fshatin e varfer shqiptar. Arsyeja ishte se ata rridhnin nga familje te pasura e qytetare elbasanase. Shume prej tyre ishin mesuesit me te mire ne profilin e tyre. Te gjithe keta mesues e nisen punen ne fshat, u martuan atje, rriten femijet e tyre. Kam evidentuar mbi 1100 mesues pensioniste nga te cilet 300 normaliste bejne pjese ne kontigjentin e atyre qe punuan vetem ne fshat.

Ne pjesen tjeter te hartes ishin ata mesues qe punuan nje periudhe te gjate kohe vetem ne qytet megjithese profesionalisht nuk ishin me te mire se te paret.

Prezent ne kete periudhe qe dhe  genocidi brenda llojit. Ka shume, por po permend 4 prej tyre qe kane qene nxenes normaliste, te shlelqyer, te talentuar, pjesemarres ne LANC e funksione partike si: Thoma Deliana, Kico Ngjela, Hasan Duma, Kasem Trebeshina.

 

Genocidit komunist nuk i shpetuan as femijet ne gjithe Shqiperine. Kontigjentin e nxenesve per te vazhduar Normalen e Elbasnit e vendosnin vetem organizatat baze te Partise dhe keshillat popullore te fshatrave e qyteteve. Cdo femije do te kalonte ne siten e tyre. Kesisoj jane me mijera femije shqiptar qe megjithese ishin me rezultate te shkelqyera ne mesime nuk iu dha e drejta te vazhdonin Normalen. Edhe nxenesit e normales nuk i linin  te qete. Disponojme disa dokumenta ne te cilat komitetet ekzekutive te rretheve i kerkonin drejtorive te shkollave te perjashonte nxenes, disa ne vit te fundit sepse prinderit e tyre ishin denuar.

Gjate ketij studimi konstatojme edhe nje genocid bashkepunues te fshehte midid PPSH dhe PK jugosllave, sidomod ne periudhen kur marredheniet tona ishin te mira. Te paret qe u perplasen me valen e eger te shovinizmit serb ishin intelektualet, nxenes normaliste. Mund te permendin Y Berishen, H Taha, Gj Martini, XH Hana etj.

Pas gjithe ketij genocidi fizik te normalisteve, nuk mund te ngelte pa u trajtuar dhe genocidi ne drejtimin dhe permbajtjen e shkolles normale.

Diktatura sipas nje strategjie te menduar mire e spastroi permbajtjen e shkolles normale nga ndikimi perendimor. Ne permbajtjen e saj u transplantua ajo sovjetike ne menyre graduale.

Duhet theksuar se traditat e shkolles para clirimit vazhduan te jene prezente. Nje pjese e profesoreve vazhduan te punojne ne normale. Eshte kjo arsyeja qe deri ne vitin 1967 Normalja e Elbasanit pergatiti mesues me nivel te larte shkencor e profesional, jo vetem per arsimin fillor por edhe per ate 8 vjecar. Kemi te evidentuar mbi 2000 normaliste elbasanas qe kane punuar me pasion e perkushtim pa marre parasysh veshtiresite per te luftuar anafalbetizmin dhe per te arsimuar femijet ne te gjithe rrethet e Shqiperise. Statistikat per cdo rreth:

Tirane 107

Tepelene 19

Permet 19

Korce 39

Vlore 90

Gramsh 430

Mirdite 7

Puke 1

Kukes 14

Kavaje 57

Tropoje 28

Lushnje 96

Peqin 264

Pogradec 18

Sarande 18

Fier 62

Berat 57

Burrel 38

Lezhe 5

Durres 51

Gjirokaste 35

Shkoder 35

Librazhd 137

Diber 162

Skapar 40

Erseke 30

 

Degradimi i Normales filloi pas fjalimit te diktatorit Hoxha ne 7 mars 1968 ne  byrone politike. Ky fjalim u shnderrua ne ligj ne plenumin e Komitetit qendror per arsimin. Te flasesh per demet qe pesoi permbajtja e shkolles duhet shume kohe. Degradimi fillon  me ideologjizimin e tejskajshem te teksteve e programeve. Ne lendet shoqerore kemi deformime te fakteve e ngjarjeve historike. U hoqen nga programet nje pjese e mire e historise dhe letersise boterore. Ky degradim vazhdon me efektin negativ qe solli trekendeshi “revolucionar” mesim-pune prodhuese- stervitje ushtarake me ne qender mesimet e partise dhe Enver Hoxhes. Shkolla normale u kthye ne repart ushtarak e kantier pune. Koha per mesimin e shkurtua. Iniciativa e kalueshmerise se larte e diktuar nga sistemi qe filloi ne normale qe fundi i saj.

Normaliste qe pergatiste Normalja e Elbasanit pas viteve 70 kishin mangesi te theksuara ne pergatitjen e tyre shkencore e pedagogjike. Kjo e uli cilesine e mesimdhenies ne arsimin fillor.

Nga sa degjuat mund te mendoni se mungojne arritjet pozitive te normales dhe arsimit ne  diktature. Keni te  drejte, por koha na mungonte dhe nuk ishte ky qellimi i kumteses. Te mohosh keto arritje do te thote te mohosh punen  time e te brezit tim.

Ne mbyllje dua te perulem me respekt para te gjithe normalisteve per punen fisnike qe ata bene per shkollimin dhe edukimin e brezave te tere.

Kombet e perparuara vleresohen nga arsimi qe kane nderuar.

Nje fjale e urte amerikane thote neqoftese doni mireqenie per nje vit rrisni grure, neqoftese doni mireqenie per 10 vjet rrisni peme, nese doni mireqenie per 100 vjet rrisni njerez.

 

(Shkrim nga Stefan Bebi, i paraqitur në Konferencën me titull “Mësues Patriotë, viktima të persekutimit nga diktatura komuniste”, në dhjetor të vitit 2018, në UET)