Në perëndim  të Elbasanit, ndodhet një nga monumentet kulturore më të rëndësishme Stacioni mutatio At Quintum. Nimfeu dhe termet e At Quitum, të zbuluara plotësisht nga gërmimet arkeologjike, në vitin 1968, përbëjnë sot një nga atraksionet më të rëndësishme historike për qytetin e Elbasanit. Nimfeu dhe termet e këtioj stacioni të ndërtuar përgjatë Rrugës Egantia, u shërbenin udhëtarëve. Përvec kësaj ky objekt është shrytëzuar ndër vite edhe për burimet, duke qenë pikërisht kjo aesyeja e arkitekturës së ndërtimit të nimfeut e termeve që janë kompozuar në formën që ne i shohim sot. Ndërtimi i murit është bërë për tu mbrojtur nga vërshimi i përroit. Ekziston një sistem kanalesh për furnizimin e nimfeut me ujë dhe për largimin e ujrave të tepërta.

Në perëndim të nimfeut janë ndërtuar termet, edhe ato janë  të ruajtura mirë ditët e sotme. Në terme mund të dallojmë dhomën e zhveshjes, dhomën e ujit të freskët, dhomën e ujit të nxehtë, ambiente ndihmëse etj.

Në teknikën e ndërtimit bëjnë pjesë po ashu harqet, qemërt, suspensura etj.