Simpoziumi jubilar “Përtej Mitit” organizuar me iniciativën e Shoqatës Arkivi Digjital Elbasan, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, Universitetin Europian të Tiranës dhe Institutin e Studimeve Albanologjike dhe Shoqatës Normalisti, me rastin e 110-vjetorit të çeljes së shkollës Normale të Elbasanit, ishte pjesë e aktiviteteve të organizuara nga kjo shoqatë për të përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e arsimit dhe kombit Shqiptar.
