Instituti Yunus Emre Tiranë, prezantoi serinë Shqipëria në Arkivat Osmane të Stambollit

Në sesionin e 29 marsit të “Takimeve Yunus Emre”, organizuar çdo muaj nga Instituti Yunus Emre Tiranë u prezantua seria “Shqipëria në Arkivin Osman të Stambollit” (Elbasan, Shkodër, Korçë) nga autori Ermal Nurja, bashkëpunëtor i ADE. Përkthimi i këtyre vëllimeve ëshë i financuar nga shoqata Arkiva Dixhitale Elbasan, ndërsa në botimin e tyre kanë mbështetur edhe bashkitë përkatëse të Elbasanit dhe Korçës. Organizimi i botimeve të realizuara nga shtëpia botuese “Onufri” u krye po nga shoqata ADE. Këto botime janë pjesë e projektit Dokumente për Shqipërinë dhe Shqiptarët të shoqatës sonë. Në program morën pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti dhe Presidenti i Shoqatës Historike Turke, Prof. Birol Çetin. Studiuesi Ermal Xhemal Nurja dha një përshkrim të punës së tij disavjeçare, dhe pjesëmarrësit në program theksuan rëndësinë e një pune të tillë voluminoze për punën kërkimore të studiueve dhe historianëve.

Komentoni

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shopping Cart