ELBASANI dhe PAVARËSIA
Nga Shefqet DELIALLISI
Shpallja e Pavarësisë në Elbasan
Të dhëna të rëndësishme për këtë ngjarje, atmosferën në Elbasan, jep bashkëkohësi, qytetari i shquar i Elbasanit, dëshmitari okular, Qamil Çelirama. Ja si e përshkruan Çelirama :
“Bash në panikun e vërshimit të ushtërive serbo-greke-malazeze mbi Shqipninë u përhapën lajmet gazmore, mbi shpalljen e Shqipnisë indipendente. Patriotët tanë të shquem me Ismail Qemalin në krye, kishin korrë suksese diplomatike, dhe kishin ardhë në Shqipni për me ngritë flamurin kombëtar e me shpall indipendencën tonë. Si mbarë populli shqiptar, ai lajm i gëzueshëm ngrofi edhe zemrat e ngrime t’Elbasanasve qi pritshin me sot me nesër invadimin e vendit nga ushtëritë serbe. Të gjithë patriotët e Elbasanit, sidomos neve rinia patriotike, u aktivizuam për me pregatitë flamurë e shqiponja, për me e festue sa më mirë atë ditë. Filluen me kalue nëpër Elbasan delegacione të Shqipnisë së sipërme, të përbamë nga Is Buletini me shokë, për me shkue ne Vlorë, ku po mblidhesh Kuvendi qi do të shpallte indipendencën shqiptare, do të ngrinte flamurin e Shqipnisë, dhe do të formonte qeverinë shqiptare. Ushtëria turke,qi u thye në Kosovë e në Manastir, filloi të tërhiqet nga drejtime të ndryshëm, drejt detit Adriatik, për me u inbarkue në Turqi. Ushtëritë e thyeme qi kaluen nëpër Elbasan, të komandueme nga Xhevit Pasha, insistuen qi të luftojshin për me mbrojt Elbasanin, por patriotët e vendit, qi ishin në dijeni për shpalljen e indipendencës, e detyruen komandën turke qi të hjekë dorë nga nji veprimtari e rrezikshme dhe e damshme. Serbët, tue mos gjet resistencë në marshimin e tyne, po i afroheshin Elbasanit, prandaj patriotët e qytetit tonë shpejtun me e ngritë flamurin e Shqipnisë n’Elbasan më 25.11.1912, para se të ngrihesh në Vlorë. Ai gëzim qe çashtje orësh, qyshse ushtëritë serbe, edhe se u lajmëruen pse po shpallesh indipendenca shqiptare, e se n’Elbasan u ngrit flamuri i Shqipnisë, vazhduen marshimin e tyne për me dalë në Adriatik. Si rrjedhim, ata pushtuen Elbasanin dhe e ulën flamurin tonë tue e zavendësue me të tynin. Elbasani i priti serbët si miq të paftuem, tue nxjerr nji komison pritës të përbamë prej parisë së vendit, disa orë larg Elbasanit. Të sigurtë, se qëndrimi i serbëve n’Elbasan e në vise tjerë t’atdheut ishte i përkohshëm, neve bamë durim për me e përballue zgjedhën e re, qi na dukesh edhe ma e randë se ajo e Turqisë………”

Qamil Çela (Çelirama)

Flamuri i shpërndarë në Elbasan në 25 Nëndor 1912
Sikurse e deshmon edhe Qamil Celirama ne keto kujtime te tij, gezimi i ngritjes se flamurit ne Elbasan sipas tij zgjati vetem disa ore, sepse Elbasani u pushtua nga serbet. Sikurse dihet Serbet ne Elbasan vijne ne 29 nentor 1912 fillimisht nje kapiten serb me tete kalores. Keshtu, nese flamuri do ishte ngritur ne 25 nentor, z. Celirama duhej te ishte shprehur qe gezimi i ngritjes se flamurit zgjati disa dite. Por ai shprehet qe gezimi i ngritjes se flamurit zgjati disa ore, gje qe deshmon faktin se flamuri eshte ngritur jo me larg se disa ore apo nje dite nga ardhja e serbeve ne Elbasan. Serbet vijne ne Elbasan ne 29 nentor 1912, qe i bie qe flamuri te jete ngritur nje dite perpara pra, ne 28 nentor sikurse e deshmon edhe vete Nosi ne 28 nentor 1912, qe i kerkon Elbasanit te ngreje sa me shpejt flamurin.
Kam bere edhe nje koment tjeter tek artikulli i Sh. Deliallisit per pavaresine sepse artikulli ka nevoje per te saktesuar disa data historike qe nuk jane te sakta, por me sa kam pare komenti nuk eshte pasqyruar.