U lind në Elbasan më 15 dhjetor 1878.

Mësimet e para i mori në vendlindje ndërsa arsimin e mesëm e kreu në Manastir. Arsimin e lartë e nisi në Stamboll, në Shkollën e Lartë të Administratës “Mylkije”, po nuk e përfundoi atë.

Karriera politike:
1910-1912 Deputet i Elbasanit në parlamentin osman.
(Në kohën e Turgut Pashës detyrohet të arratiset si pasojë e konflikteve me të.)
1915-1918 Qëndron në Korfuz.
1918 Delegat i Elbasanit në Kongresin e Durrësit
1920-1925 Deputet
1921 Anëtar kryesor i Partisë Përparimtare
1924 Ministër i Punëve të Brendshme
1924 Kryeministër
1925-1928 Senator
1928-1941 Deputet
1939 Ministër i Punëve të Brendshme
1939-1941 Ministër i Punëve Botore
1939-1941 Kryeministër
1941 (18 nëntor) Ministër Shteti i Mbretërisë Italiane
1944 (largohet drejt Gjermanisë së bashku me Andon Beçën dhe Vizhdan Risilinë)
Ndërron jetë në spitalin e Zyrihut në Zvicër më 21 korrik 1946. Më pas varroset në Romë.