Patrioti elbasanas Sali Hoxha (Hida) me Fan Nolin në Sofje, Vitet 1920
- Krijuesi: I panjohur
- Kontribuesi: Familja Zenelhoxha
- Përshkrimi:
Fotoja është shkrepur në Sofje në vitet 1920 gjatë një vizite të Fan Nolit atje.
Në foto është i pranishëm edhe Sali Hoxha (Hida)- pas Fan Nolit në këmbë – nga Elbasani, sekretari personal i Ismail Qemalit. Njihet si hoxha i Ismail Qemalit sidomos në veri të Shqipërisë dhe Kosovë. Ka qenë një nga ushtarakët më të mirë që ka pasur Shqipëria e asaj kohe.
Ka organizuar personalisht kryengritjen e Veriut dhe Kosovës kundër Turqve dhe Serbëve para pavarësisë së Shqipërisë. Në memorandumin e Gercës ka qenë figura kryesore.
I ka bërë antentat kryeministrit turk në Stamboll për mohimin e të drejtave të shqiptarëve.
Në luftën e Vlorës kur Saliu ishte i denuar 101 vjet burg nga italianet patriotet labë e liruan në këmbim të të gjithe robërve italianë të luftës. (Shënime nga familjarët) - Titulli: Patrioti elbasanas Sali Hoxha (Hida) me Fan Nolin në Sofje, Vitet 1920
- Subjekti dhe fjalët kyçe: Sali Hoxha (Hida), Fan Noli
- Burimi: Fondi i familjes Zenelhoxha (Hoxholli)
- Data: 1920
- Lloji i materialit: Material pamor
- Formati: Fotografi