Rreth nesh
Historia e shoqatës sonë merr fill në mars 2016
Shoqata Arkivi Digjital Elbasan (ADE) u krijua me dëshirën pë të dhënë ndihmesë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave qytetare Elbasanase, me një fokus në përdorimin e teknologjisë bashkëkohere për këtë qëllim.
Me zgjerimin e aktivitetit të shoqatës edhe objekti i punës së saj i kaloi caqet lokale dhe filloi të ndërmarrë projekte në nivel kombëtar me projektin më të rëndësishëm Dokumente për Shqipërinë dhe Shqiptarët.
Arritjet
- Digjitalizmi i materialeve të Muzeut të Shkollës Naim Frashëri në Elbasan
- Digjitalizimi i Arkivit të Muzeut Etnografik Elbasan
- Ngritja e platformës Dokumente për Shqipërinë dhe Shqiptarët
- Digjitalizimi i Muzeut të Shkollës Normale
- Realizimi i një kolane botimesh
- Nxjerrja e revistës kulturore ALBANON
- Organizimi i disa ekpozitave në qytetin e Elbasanit
- Konferenca me rastin e 110 - vjetorit të Shkollës Normale