Promovohet i botimit “Elbasani në Dokumentat Osmane të Arkivit Të Stambollit”

Të martën me datë 17 maj 2022, në ambjentet e Real Scampin në qytetin e Elbasanit u bë promovimi i i botimit “Elbasani në Dokumentat Osmane të Arkivit të Stambollit“, produkt i një bashkëpunimi midis shoqatës ” Arkivi Digjital Elbasan” dhe Bashkisë së Elbasanit. Ky promovim ishte parashikuar të kryhej në fillim të vitit 2020, por për shkak të panemisë i shty për më vonë.

Në takim u theksua rëndësia e këtij projekti të zhvilluar nga ADE dhe të bashkëfinancuar nga ADE dhe Bashkia e Elbasanit, dhe moria e informacioneve të reja, të panjohura më parë për studiuesit e historisë, mbi historinë e trevave të Elbasanit përgjatë pesë shekujve.

Takmi u moderua nga Zj. Ana Toçi, ish-koordinatore e ADE dhe bashkëpunëtore e kësaj organizate dhe Zj. Migena Shyti anëtare e Bordit të Shoqatës.

Folësit në takim treguan eksperiencën e tyre, me punën për realizmin e një botimi të tillë.

Prof.Dr. Ferit Duka, i cili kreu reçensën shkencore të këtij vëllimi, theksoi rëndësinë e jashtzakonshme të burimeve të tilla arkivore, ndërsa Dr. Ermal Nurja pasi falenderoi Bashkinë e Elbasanit dhe shoqatën ADE dha një përshkrim të arkivit të Stambollit dhe punës së tij për realizimin e vëllimit

Në takimi folën gjithashtu edhe ish-kryetari i bashkisë së Elbasanit, Z. Qazim Sejdini, i cili u kujdes për mbështetjen nga bashkia të realizimit të këtij botimi, Z. Artur Guni dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak, Z. Hektor Çiftja të cilët theksuan mbështetjen në vazhdimësi të projekteve të tilla, që kontribojnë në zbardhjen e historisë së trevave të Elbasanit.

Në fjalën e tyre Prefektja, Prof.Dr. Majlinda Peza dhe Prof. Dr. Zhuljeta Daja, sollën eksperiencë e tyre dhe entuziazmin, që provuan, gjatë redaktimit të këtij vëllimi, gjatë hasjes së informacioneve të reja.

Në linket e mëposhtme mund të ndiqni aktiviteini të regjistruar:

Televizioni Skampa   —   https://www.youtube.com/watch?v=kkSush4tQ48

Egnatia News —  https://www.youtube.com/watch?v=zlVgBp-gxZY

InfoWeb  —  https://www.youtube.com/watch?v=x6xI5hwMEDc

Shopping Cart