POPULL I NDERSHEM

A e mban mend, kur n’ato barrakat e Bashkis së vjetër shkoje me frikë e urrejtje. Merrje n’ dorë pusllën e votës dhe i a dorzoje nji kopisti t’ Bashkis qi rrinte pran Komisionit votues, për me ta shkrue ? Sot koha ka ndryshue, edhe ti ndën mhrojtjen e ligjevet të Shtetit e ndën kujdesin e Auktoritetevet të pananshëmm je i lir t’a shkruesh pusllën e votës ti vetë ase qi qi ti beson se e shkruan pas dëshirës tate, prandaj shko përpara arkës së votimit me kurajo e pa pasun frikë kurrkënd.

Popull i Ndershëm

Uji qi pi ti, nji nga ushqimet ma kryesore te njeriut, në kohën e stërgjyshvet të tuj tre-qint vjet ma parë vinte në kte qytet shum ma i pastër e ma i shëndetshëm se sot në shekullin e njizetë qi kemi nji Bashki me të ardhuna të mjafta të nxjerruna nga djersa jote. Ma të shumtat e sëmundjevet qi të kan çue e po ti çojnë ndër varre mija foshnjesh e të rish janë shkaktue nga gjendja e mjerushme e kanalit të ujit qi pi ti.

Popull i Ndershëm

Qysh prej vitit 1920 ti i a ke pague Bashkis taksat pa kursim, por për fal të keq t’atin as nji nga nevojat tuaja s’asht krye gjer në sot. Financa e Bashkis tate nuk ka qenë aqi keq sa mos me qenë e zonja me i bâ kti qyteti vepra përparimi. Kur se Bashkit e qytetevet tjera me t’ ardhuna me të pakta kanë bâmun përmirsime të mdha tue hapun rrugë të reja, tue bämun kanale ndën dhe tue ngrehun ndërtesa shkollore e tjera.

Popull i Ndershëm

Na të nënshkruemit, të shtymun nga dëshira me i shërbye plotsimit të nevojavet tuaja publike me ndërgjegje e sinqeritet, kemi nderin me të kërkue votën tate të çmueshme për me u ngarkue me detyrën e Asamblistavet të Bashkis, qi ligji i ka lshue në dorë drejtimin rregullimin dhe përparimin e kti qyteti.

 

Lef Nosi, Hysen Dakli, Rrapush Demeti. Haxhi Kulla, Hysen Bakalli, Dhimitër Papajani, Qamil Shkodra, Beqir Rusi, Thanas Floqi, Ibrahim Hostopalli, Xhavid Biçaku, Shefqet Baholli, Shefqet Stringa. Xhaferr Miraku.