Te parët që punuan per hartimin e nji plani rregullues (urbanistik)te mirefillte te qyteti tone, Elbasan, ishin italianet. Pikerisht, Ferdinando Poggi dhe Ivo Lambertini,do te ishin arkitektet qe do te merreshin me hartimin e projektimin e nji Plani Rregullues Urbanistik per qytetin tone ne vitin 1942.Disa nga skicat qe do te paraqis,jane publikuar edhe me pare nga ADE.Mendoj t’a jap pak me te plote studimin e bere nga ata.
Skica 1,paraqet planin rajonal,1942.Skica 2 ,planin e aktual te vitit 1942..Skica 3,planin rregullues te qytetit,si do te behesh.Skica 4,ndertesat qe do te ishin paralel me murin e kalase dhe skica 5,si do te ishte bashkia dhe sheshi i bashkise.Ja cfare shkruhet ne studimin per Elbasanin:”Plani i Elbasanit paraqet zgjidhje të ngjashme me ato të propozuara për Tiranën. Qendra historike e qytetit eshte më pak e kompromentuar nga një zgjerim kaotik urban në krahasim me kryeqytetin, është rregulluar me ane të nji rruge me një shtrirje të fronteve të ndërtesave dhe e izoluar me një rrip të trajtuar me gjelbërim,aq sado të lejonte të linte pjesa e mureve ende ekzistuese te kalase;jashtë saj, rruga e parashikuar nga plani për zhvillimin e qytetit e ruan rregullsinë e saj, të prekur paksa vetëm në pjesën jugore për të akomoduar veçoritë e saj ekzistuese. Dendësia e ndërtesave të larguara,zvogelohet kur largohemi nga qendra.Qyteti kufizohet në veri me një rrip ndërtimi të gjerë, në lindje nga zona sportive, në jug me stacionin ku rrugët kryesore lidhin qytetin dhe në perëndim nga një park i madh. Gjithashtu për Elbasanin, modeli i referencës është “qyteti i kopshtit” dhe ndërtesat do të kishin një ton të bute dhe paqësor për t’u integruar me realitetin arkitektonik lokal. Kur u miratua plani,Komisioni i Planifikimit të Qytetit duhej të specifikonte lehtësimin e qytetit “si një qendër tregtare dhe industriale me rëndësi të konsiderueshme në kuadrin e së ardhmes së madhe të Shqipërisë”.Kuptohet qe specialistet mund te japin mendime profesionale.

 

Përgatiti Fatos Bajraktari