Elbasani me pozitën e tij të favorshme gjeografike, konsiderohej si një nga depot qendrore të tregëtisë së brendëshme të Rumelisë dhe qendra më e rëndësishme ekonomike e Shqipërisë së Mesme. Dallohej për tregëtinë e vajit, të duhanit e lëkurëve, të cilat përpunoheshin me mjete primitive, por pavarsisht kësaj kishin treg të gjërë, në Dibër, Stugë, Ohër, Manastir, Durrës, Selanik, Trieste etj.

Pazaret e dikurshme ishin vende, ku shiteshin e prodhoheshin mallra, edhe pse pjesërisht. Brenda pazarave mund të gjeje pjesën qëndrore, tregjet e mbyllura ose bezistanet dhe pazaret javore për shkëmbimin e mallrave. Aty gjeje dyqane të ndara sipas profesioneve të ndryshme. Brenda këtyre pazarave gjallërohej jeta tregtare dhe ekonomike e qytetit, e për pasojë ato kanë qenë shumë të rëndësishme.

Sipas përshkrimeve të Zija Shkodrës mbi Pazarin e asokohe të Elbasanit, duhet thënë se ai përshkrohej nga rrugë të mbushura nga të dyja anët me dyqane ngjitur me  njëri – tjetrin, pa asnjë rregull të mirfilltë arkitekturor. Dyqanet e pazarit ishin të vegjël, të ulët, me çati e me pak strehë, për të ekspozuar mallrat. Përpara kishin kanate druri (qepena) që u vendoseshin natën për t’i mbrojtur. Zemra e pazarit ishte rruga kryesore e tij, e gjatë, me rrugica anësore, të parregullta e me sheshe të vegjël.

Pazari i Elbasanit ka qenë një nga pazaret më të mëdha të viteve ’70 të shek. XVIII, që numëronte 900 dyqane të vendosura në 30 sokakë, të shek.XVIII. Në vitet ’30 të shek.XVIII, i ndodhur në anën jugore të kalasë, Pazari i Elbasnait kishte 580 dyqane, të sistemuara në 8 rrugë kryesore, që bashkoheshin në qendër të qytetit, në Xhaminë e Hasan Ballijes. Po në afërsi të tregut gjendeshin edhe dy xhami të tjera, ajo e Agait dhe e Pazarit. Pjesa kryesore e Pazarit ishte Sheshi i Tabakëve, ku ndodhej një nga shatërvanet tradicionale të ndërtuara nga Sedefqar Mehmeti. Aty ndodhej edhe simboli i pazarit, rrapi me pusin pranë. Pazari i leshrave, i dyllit dhe i lëkurave përbënin tregëtinë më të madhe brenda këtij pazari. Në pazarin tek sheshi i tabakëve ishin të njohur për prodhimet e tyre të frutave e perimeve çermenikasit dhe mokrarët, por pazari i Elbasanit kishte edhe prodhime nga ekonomia fshatare e krahinave të tjera si: Gryka e Zaranikës (bulmetra, dru, qymyr, fruta),  Krraba (duhan, rrush, grurë, perime), Dumreja (Drithë, duhan, oriz, bulmetra, shpendë, vezë), Shpati, Sulova e Vërça (artikuj blegtoralë, pekmez).

Dyqanet ishin në pronësi të institucioneve fetare, të feudalëve dhe të qytetarëve, zanatçinjtë e tregtarët. Xhamia e Sinan Beut mblidhte qeranë e sokakut të kuinjxhinjve, Xhamia e Nazireshës qeranë e dyqaneve të Bezistanit, Xhamia e Haxhi Hafixit e sokakut të tabakëve, Xhamia

Mbret të rrugës së Samarxhinjve.

Pjesë të ndryshme të pazarit, prej mallrave që tregëtonin kanë marrë emrin e tyre si psh. Pazari i zahiresë, i bagëtive, etj.

Pazari i Elbasanit, vepër e piktorit Zef Kolombi