Qarku Letrar n’Elbasan.
Këtu u themelue nji shoqëni letrare ndën emënin „Qarku letrar“ me qëllim qi të përhapi mirë e bukur ndjesitë letrare në popull, të nxjerri në dritë djalektin e Elbasanit, dhe të botojë libra shkollore e popullore. Përveç kësaj, Qarku Letrar në maqinë shtypi të re, qi pruni prej Vjene do të shtypi nji gazetë me emënin „Shkumbini“, qi do të jetë politike, tregtare e përjavëshme. Si të përkohëshme për nji herë në muej Qarku i përmendun do të nxjerri „Kopshtin letrar“ i cili do të përmbajë follklloren shqiptare e artikuj ditunije, kritika letrare etj.
Antarët e themelimtarët qi qenë po thua, gjithë Shqiptarët e qutë e të ndershëm qi rrojnë n’Elbasan, zgjodhnë për këshillë të Qarkut letrar këta Zotni: Aleksandër Xhuvanin, kryetar ; Lef Nosin, ndënkryetar ; Salih Çekën, Ahmet Gashin, Ahmet Daklin e Ismajl Haxhi Hysejnin për antarë.
Gazeta „Skkumbini“ do të ketë për Drejtuer të pyetshëm z. D. Filip Papajanin e për kryeredaktor z. Salih Çekën.
„Kopshti Letrar“ do të dali me kujdesi të këskillës të Qarkut letrar. Për të ngrehmen e Qarkut Letrar. Komanda ma e naltë e korpit ushtuer në shqipni dha lejën e saj, dhe dita e të çelmes të Qarkut u testue me bukuri të madhe. Gjithë parësija e Qarkut, Ekcelenca e ti Aqit Pasha, Prefekti i Elbasanit z. Dervish Hima u gjendën atje me gjithë përfaqesonjësin e Grupen-Komandës me Zotin Oberst-leutnant e Becirkskomandës. Z. z. Aleksandër Xhuvani e Dervish Hima banë ligjirata të bukura tuke shtëllisun qëllimin e bukur të Qarkut për letrësinë shqipe, dhe j’u falnë nderit ma të naltës Komandë për lejën e lehtësimet qi i bäni qytetit t’Elbasanit.
Qazim D.
Ellbasan, me 20. V. 1918.

U gëzuemë fort tue marrë vesht për përparime të mëdha qi po bäka qyteti i famsh i Elbasanit; bashkatdhetarve t’onë të flaktë po u paraqesim përgëzimet t’ona për këtë vepën qytetërije, e cila pa dyshim do t’i sjelli popullit t’onë dobi të panjehuna për shdrvillimin kombi e me kaq po i përshëndetim me gjithë zemën shokët t’onë e atdhetarët e dëgjuar të qandrës të Shqipnisë. U lumtë!