Në rugën e re Tiranë-Elbasan
Gazetat italjane, franceze dhe ingleze – piesë e shtypit evropian që këndojmë ne – dhe tërë shtypi i Balkanit botuan lajmin se në 2 korrik 1933 u inaugurua në Shqipëri, prej autoriteteve e prej publikut, edhe një udh’e re, që lidh Tiranën me Elbasanin drejt-përdrejtë, se kjo rugë është 55 kilometra dhe ka 210 ura me konstruksion të fortë, e se kështu shkurtohet 70 kilometra largësija që ndodhej gjer më tani midis Qendrës së Shtetit dhe Elbasanit e Korçës.
A është, pra, një ngjarje evropiane inaugurimi dhe çelja e një ruge në Shqipëri? Sidoqoftë puna, kuptohet se opinioni evropian, bashk natyrisht me atë të Balkaneve, po dëfton një interesim të gjallë për zhvillimin shtetnor e kombëtar t’onë e pra kemi edhe një provë tjatër se Shqipërija nënë udhëheqjen e Mbretit të Math, është bërë një Shtet me rëndësi ndërkombëtare. Fakt shum’ eloquent, që na imponon t’a kemi gjithnjë parasysh madhërinë dhe gjenialitetin e udhëheqjes së Mbretit, tek i Cili duhet të mbështetemi me besim të pa-tundur edhe për t’arthmen më të shkëlqyer të naltësimit shtetënor e kombëtar t’onë…
***
Faktin e çeljes së një ruge të re e shënoi shtypi evropian dhe balkanik, po ne vetë jemi dëshmitarë të faktit. Kuptimi i faktit, pra, është më i gjallë e më i gjërë në syt t’ona. E para e punёs, ruga e re Tiranё-Elbasan ka për ne një rëndësi themelore kombëtare që, nuk di se si, nuk e shënoi shtypi i ynë: kjo rugë na bën t’a duam më shumë Shqipërinë, pse na zbulon edhe një piesë të bukurisë origjinale herë t’ëmbël’ e përkdhelëse, herë t’egër e krenare e herë impozante e madhështore të saj. Piktoreske e pa-shoqe fushash të blerta të stolisura me brigje të veshura e me kodra të gjelbëra, që formojnë aksidente pejzazhi thellas evokatorë e ëndërimtarë. Shpirti i njeriut, që fluturon nëpër mes të këtyre vëndeve të kadifenjtë, ndjen se nëpër ata aksidente pejzazhi enden, të pa-dukëshme dhe pa zë, peritë shqiptare, të veshura me petka bareshe ose kostume shtëpiake, plot dignitet e plotë besnikëri për traditat ruajtëse të vëndit, ndjen se është në tokat e tija, nё botёn e tij, në mbretërin’ e tij që një fuqi misterioze e ka hyjnizuar.
Për mua këtu qëndron virtuti më mirbërës i rugave t’ona që përshkojnë bukuritë më të fjeshta e më afër shpirtit.
***
Ishte e natyrëshme që të bëhej me shkëlqim inaugurimi që lidh Qendrën me krahinat më kryesore të saja e pra autoritetet më të lartë, që kishin në krye Kryeministrin, muarën piesë në prodhimin e kёtij shkёlqimi. Ministrija e Punёve Botore, nga ana e saj, si aktore e veprёs sё kryer, nuk u kursye pёr t’a bёrё tё shkёlqyshëm, ashtu si ç’kish hije, ceremonin’ e inaugurimit.
Kështu, nj’a 20 automobila nga më të mirat që ka Tirana, u nisën, në 2 korrik 1933, të prirë prej atij të Z-it Kryeministër, nga Sheshi i Ministrive dhe u drejtuan për në Rugën e Elbasanit, n’orën 8 të mëngjezit.
Se sa sensibël është shqiptari! E ndjenim të tërë, në mshehtësir’ e subkonshientit t’onë, se ishte një ditë e jashtzakonëshme kjo dhe të tërë i kishim të çelura fytyrat, dhe buzët në gaz. Sikur venim për t’u përkdhelur nga shija delikate e një fitoreje që na priste. Dhe dita, një ditë behari të qetë e të çliruar nga vapa, dhe era e freshkët e ajri i lehtë që fillon me të dalë jashtë qytetit, e shtonin gjithnjë gazin. Ishim të gjithë shqiptarë të lumtur që s’kanë ç’të bëjnë veçse të jenë në gas.
E kur qëndruan automobilat në Qafën e Koxhalitës ku një sherit kuq-e-zi e lidhur në të dy këmbët e një harku të triunfit e kish prerë rugën, në fytyrat nuk shihej tjatër shprehje veç asaj të gazit. Atje na prisnin Parësija e Elbasanit i prirë nga deputeti i tyre Ahmet Hastopallit, Prefektit dhe Kryetarit të Bashkisë. Tirana me Elbasanin atje u poqën si në një dasmë gazmore që na kujtonte enthusiazmën e vllazërimin e ditëve të para t’Indipendencës s’onë.
Pas një copë kohe që shkoi me bisedime gazmore, Z. Sandër Saraçi, ministër i Botores, hypi në një arkë për të bërë fjalimin e inaugurimit.
Ç’tha Ministri i Botores ?
Z. Saraçi, mbi.arkë, dukej sikur ish gati të fluturonte, nga gëzimi. A s’kish të drejtë? Vepra që po inaugurohej a nuk ishte piesërisht vepra e tij, prej 7 muajsh ministёr e prej kaqë vjetësh drejtor i përgjithshëm, d. m. th. shpirti i Ministrisë së Punëve Botore?
Çasti ishte solemn. Heshtja kish filluar të mbretërojë. Fjalët e ministrit filluan të dëgjohen:
Zotni të ndershëm,
Sot po hapim një rrugë me randësië të madhe për vëndin t’onë: Rrugën që lidhë Kryeqitetin me Elbasan djejt për së drejti, me nji pakësim afro 70 klm. kundrejt rrugës së përparshme.
Kjo rrugë i sjellë dobiëna të mdhaja Prefekturës Elbasanit e të Korçës, të Dibrës e të Tiranës, në pikëpamjen e Ekonomiës e në ç’do pikëpamje tjetër.
Këto Qendra afrohen ma tepër me njena tjetrën. Shtohen marrëdhanjet tregëtare e shtohet kontakti në mes të popullësiës.
Brezit t’ardhëshëm nuk do t’i bajnë edhe njaqë përshtypje se do t’a konsiderojnë si gja të natyrëshme qënien e kësaj rruge; por ne që e diëm gjëndjen e ma parëshme, e mungesën e komunikacjoneve, ne na mbushë zëmrën plotë me haree kjo rrugë madhështore. Nuk ka shum vjet që për me ba nji udhëtim Tiranë-Elbasan, duhesh hyp në samarë kafshe për dy ditë me radhë nëpër dborë e akull, nëpër shië, me kalue lumnat në kambë ose në kafshë, shkurt për nji udhëtim që sot po e bajmë kaqë lehtësisht, aso kohe u vinte jeta e njeriut në rrezik në kuptimin e plotë të fjalës.
Me bamjen e kësaj rruge, permbushet edhe.nji prej pikave ma me randësië të programit të ndёrtimlt të veprave botore.
Nuk do të ndalemi këtu. Për së shpejtit do kemi fatin me tregue fryte edhe punimesh të tjera.
Të gjitha këto përparime ja detyrojm udhëheqjes gjeniale të Nalt-Madhëniës së Tij ZOGUT I, Mbretit t’onë.
Mjafton me i hjedhë nji sy statistikave të Shqipniës për me pa përparimet e veprave botnore dhe të çdo deget tjeter që kan nis e po vazhdojnë me hapa vigane që prej vjetit 1925 d. m. th. që prej njasaj kohë, që Nalt-Madhnija e Tij Mbreti, tue i prië popullit, konsolidoj Shtetin e siguroj qetsiën e vendit, për të cilën populli kish aqë nevojë.
E ndiëm për detyrë me i shprehë mirërijohtjen t’onë Përfaqësuësit të Shoqniës SVEA Gr. Uff. Z. Ingj. Sottili i cili nuk asht kursye dhe me bashkpunimin e tij n’a ka ndihmue shum për realizimin e veprave botore në Shqipnië, ashtu edhe Ingjenjerave vendas e të huëj që me zellë shembullor drejtojn e kryejn kso punimesh.
Me kët rasë brohorisim plot gëzim :
Rroft ZOGU I, Mbreti i Shqiptarve.
Duartrokitje të gjata, të përziera me mbrohoritjen “Roftë Mbreti!…” kumbuan e u shtrinë nëpër pejzazhin e bukur.
Hijeja e Mbretit, mbrojtëse dhe ruajtëse, ishte gati atje dhe të ndodhurit ndjenin se janë në kontakt t’afrmë shpirti me Mbretin e tyre.
N’atë çast iu paraqit Z-it Kryeministër një gërshërë e vënë mbi një tabaka. Sheriti kuq-e-zi u pre pas pak sekondash dhe të dy anët ranë në shesh për të liruar rugën, sikur i përuleshin urdhërit superm.
Gazi e mbuloj prap njerëzinë. Edhe Z. Musa Juka, q’është kaq auster zakonisht, qeshte dhe bënte
shaka me njërin e me tjatrin n’atë çast gazmor. Nga një gotë shampanjë, ca minuta të tjera gazi e hilariteti, e pastaj hypëm prapё n’automobila…
Ç’pamje të ndryshme, të bukura e madhështore nga Qafa e Kaxheliku gjer në Elbasan. Syri me sa qejf shtrihet mbi ’ta… Mirëpo kontemplimi i këtyre bukurive do qetësi shpirti, kurse ne donim të qeshim, të bërtasim, të bëjmë shaka…
Dhe me këto arritim n’Elbasan. Një shumicë e madhe autoritetesh, oficerësh, grash e fëmish ishin grumbulluar, po me një rend e disiplinë me të vërtetë të vrejshme, përpara Prefekturës. Hyjmë brënda. Parësija e Elbasanit, me Z-in Shefqet Vërlaci në krye, dhe autoritetet na presin me fisnikëri. Një bufe me vermut, konjak, pasta e çikollata. Gas e enthusiasmë brënda, e jashtë ndër popull.
N’orën e caktuar Z. Musa Juka, Ministër i Brëndëshëm del në ballkon për të bërë diskurin e tij, q’e shpiegon shumë bukur, nga pikpamje të ndryshme, rëndësin’ e madhe të rugës.
Ç’thotë Ministri i Brëndëshëm?
Z. Musa Juka ka një zё që tingëllon dhe një shprehje tё qartё e kategorike:
«Kemi fatin të gjindemi para kryemjes së nji vepre, e cila i shton nji kunorë të re merite politikës së urtë dhe realizuese të Qeveris, nën udhë-heqjen e Sovranit t’onë xhenjal.
46 Kilometra të tjera rrugë u kryen, në nji kohë relativisht të shkurtën, tue sigurue nderlidhjen direkte të dy qendrave me rëndësi, Tirana dhe Elbasani. Kjo rrugë paraqet dobin e nji ekonomije prej 50%, në barazim me rrugën e maparshme, tue kalue për Durrës dhe përban hapin e parë për ndërlidhjen direkte të Tiranës me krahinat e Jugut dhe Korçën.
Veç prospektivavet të bukuris së natyrës, qi me mjetin e kësaj rruge u paraqiten banuesvet të Tiranës dhe Turistavet, në naltsit’ e Qaf-Krabës m. 800; randësija në pikpamjen e industris me baza bujqësore, shfrytzimi i pyjeve dhe të minave, hapin nji orizont të ri për aktivitete të tjera dhe ma të shpeshta në pikpamjen ekonomike.
Secili prej nesh çmon se kondita e zhvillimit të nji Kombi, bazohet kryesisht në zhvillimin e rrugavei; vetë përparimi moral dhe arsimuer gjen në të nji zhvillim të tillë, nji faktor me randësi. Ky problem qi ka mbetë për shumë kohë i pa zgidhun në vendin t’onë, ka gjetun sot nji kuptim të gjanë dhe nji vullnet të fort aplikimit tue i sigurue Shtetit, prej vjetit 1928 deri me 1933, 2189 Kilometra dhe 932 metra rrugë të kryeme dhe 1.115 Kilometra dhe 980 metra në ndertim e sipër.
Këto shifra të mbrituna me sakrificё mjetesh dhe punimesh të parreshtuna, përbajnë fjalët ma elokuente, për me dhanë kuptimin e nji përparimi të siguruem për Kombin.
Uroj Zotnij të Ndershëm, qi kjo ditë inaugurimi të rrugës së Elbasanit të shënojë datë-nisjen e vepravet ma të mëdha dhe me rëndësi për ardhmenin e lumnueshme të Kombit dhe prosperitetin e Nalt Madhnis së Tij Mbretit t’onë dhe të Dinastis së Tij».
Dreka në kantinier
N’Elbasan ndënjëm më shumë se një orë. Populli gjithnjë priste jashtë Prefekturës, në diell. Banda muzikore e vëndit binte herë pas here ndonjë melodi.
Më së fundi u vendos t’ikim dhe u kthyem prapa, për të ngrënë drekën e përgatitur në kantinierin e punëtorisë së rugës, që gjëndet në Gracen.
Birrat e ftohta brënda arqeve me akull dhe uzoja greke që gjetëm atje, na shtuan edhe më gazin.
Ministrija e Punëve Botore kish përgatitur një drekë të shëndoshë për 50 vetë, po kamerieret e hotelit Kontinental mundën të shërbejnë, nënë vigjilencën e Z-it Viansoni vetë, nj’a 70 vetë. Nga ana tjatër Z. Andon Beça, kish dhënë urdhër që të piqeshin mishra në hell, ekzistencën e të cilëve e zbuloj me një herë Z. Timo Dilo, drejtori i Vatrë-s, i cili porositi ca miq të tij që tё mos rrinë në sofrën e madhe, bashk me ministrët, po të ngrehin nje sofrë të veçantë. Dhe ashtu u bë, me gjithë që Z. Dilo vetë, nuk mungoi të marrë piesë edhe në sofrën e madhe. Qëngj i but…
Dreka vazhdoi nj’a një orë e gjysëm plot gaz e intimitet. Nga një herë ndonjë fjalë e Z-it Ymer Fortuzi nuk mungonte të shkakëtojë ndonjë hilaritet në sofrën e madhe.
Dreka mori fund, n’orën 1.30, me një fjalim të Z-it Veli Vasjari, Prefekt’ i Elbasanit, mbi rëndësin’ e rugës së re, që ishte inauguruar në mënyrёn më të përshtatëshme.
***
Ruga e re Tiranë-Elbasan është një vepër madhështore edhe nga shkaku që konstruksioni i saj s’ka qënë as-pak pun’ e lehtë, me qenë se ka shumë aksidente në vëndet që përçan.
Eshtë dashur të çahen shkëmbij të mëdhënj, të bëhen parapeta të shumta e të forta, të ngrehen një tok urëra. E me gjithë këtë, sa të mëdha kanë qënë vështërsitë, aqë një energji të madhe e të ndërgjegjëshme ka derdhur sipërmarja Beça – Kassina. Kështu ruga sidomos sa për pjesën që ka goditur kjo shoqëni është bërë me të vërtetë e fortë e nga më të mirat që kemi. Soliditeti i rugës, kujdesi i math me të cilin janë bërë muret për ndalimin e rëshqitjes së tokës dhe janë ngrehur urat, duken gjallazi…
***
Të dielën l6 korrik u inaugurua edhe ruga Elbasan-Gramsh, hapur me krahun e popullit, nënë drejtimin e Kryetarit të Zyrës Botore t’Elbasanit inxhinjer Kasem Shevki. Hollësira në numrin tjetër.