Nos Ndria lindi më 1912 në Elbasan dhe mësimet e fillores e të mesme i mori në vendlindje.Pasi mbaroi Normalen e ketij qyteti, u emërua mësues në Durrës,ku ndejti pak kohë se shkoi ne Pavia të Italisë për të ndjekur studimet e larta në fakultetin e drejtësisë.Më 1936 e mbaron dhe kthehet në Shqipëri.Me që nuk i dhanë punë në drejtesi,filloi punën në shkollën Normale të Elbasanit,në fillim si mësues i italishtes e i frëngjishtes e më pas historisë dhe gjeografisë.Ai ishte zotërues i disa gjuhëve,si italisht,frëngjisht e anglisht.Më 1948 transferohet në shkollën Pedagogjike të Gjirokastrës,ku jepte lëndën e gjeografisë.Pas një viti në Berat e më pas në Elbasan.
Por mendimet e tij përparimtare nuk u pëlqenin autoriteteve të Elbasanit,ndaj përsëri pas 3 vjetësh e transferojnë në Gjirokastër ku me sjelljen dhe punën e tij vetmohuese fitoi simpatinë e popullit e të nxënësve të atij qyteti.Mbas gjithë këtyre lëvizjeve,më 1956 kthehet përfundimisht në Elbasan në shkollën Pedagogjike,ku jep vazhdimisht lëndën e gjeografisë.Sado që pati studiuar për drejtësi,nuk e ushtroi asnjëherë këtë profesion,por si autodidakt dhe njeri me horizont të gjërë kulturor,u dha me forcat pas shkencës së gjeografisë,duke u bërë një mësues i dalluar i kësaj lënde.Nosi përpiqej t’ua bënte sa më konkrete dhe intersante lëndën gjeografisë.Me punën e tij formoi kabinetin e kësaj lënde me harta,albume,koleksione, pamje etj. Nxënësit në këtë kabinet e zhvillonin mësimin e gjeografisë me kënaqësi në mënyrë konkrete dhe me metoda bashkohore.Hartoi dhe botoi një broshurë me kuriozitete gjeografike dhe disa kuriozitete të tjera transmetoheshin e në radio.
Pasi doli në pension më 1967, nuk e ndërpreu aktivitetin e tij,por e vijoi punën mësimore duke dhënë mësime private në gjuhën italishte, të cilën e njihte shumë mirë.Të shumtë janë ata që e kanë mësuar këtë gjuhë nga Nosi.
Pas viteve’90,puna e tij u vlerësua,duke e dekoruar me Urdherin “ Naim Frashëri “ të Klasit të I-rë,pasvdekjes,për ndihmesën e dhënë në fushën e arsimit.
Veç të tjerash ai ishte një familjar shume i mirë,i sjellshem dhe i dashur me të gjithë,me shokët,me kolegët dhe nxënësit e tij. Ai u nda nga jeta në nëntor të vitit 1993, duke lënë kujtime të mira tek nxënësit e tij,shokët,miqtë e te të gjithë ata që e kanë njohur,të cilët do t’a kujtojnë gjithnjë me respekt e dashuri.

Në foto:Profesor Nos Ndria me nxënës të Normales dhe ushtrimores në vitin 1942.

Nos Ndria

Nos Ndria