Ahmed Zogu mes atdhetarësh elbasanas, 1916 (FP), Arkivi Digjital Elbasan

Historia e fotos.
Elbasan, viti 1916.

Kjo foto eshte bere ne Elbasan ne janar 1916, gjate luftes se Pare Botrore,.
Historine interesante te saj e gjeta ne Dokumentat Historike 1912-1918, te Lef Nosit. Ne proces-verbalin e mbajtur diten qe eshte bere foto, mbas hyrjes ne Elbasan te Forcave Bullgare dhe Forcave Kombetare Shqiptare, nen drejtimin e Ahmet Zogut. Terheq vemendjen fakti qe Zogu ne ate kohe ishte vetem 21 vjec.
Me poshte proces-Verbali dhe sqarimi i Lef Nosit

Te hymit e ushtrise Bullgare n”Elbasan

Proces verbal

Sot me 29 Kallnduer 1916 ora 4.30 pas dite fuqia e Ushtrise Bullgare te regjimentit 23-te hyni ne qytet Elbasan (Shqipni), i cili ish stolise me flamure kombetare Bulgare dhe Shqiptare.
Ushtria menjehere muer masat per me mbajt qetsine e rregullin brenda ne qytet.
Prandaj u ba ky proces verbal e u ndenshkrue me nj’ane prej perfaqesuesve te qytetit : Dr. Filip Papajani, Lef Nosit, Emin Matraxhiut, e Kasim Sejdinit e me tjeter ane prej kapidanit Serafimoff, komandantit te kompanise se 3-te te te 23-it regjiment infanterie, prej togerit Kristoff, komandantit te te 5-tes batteri artileri mali dhe prej nentogerave Skerdoff, e Kasaroff.

Bullgaret hyn ne Elbasan – sqaron Lef Nosi- perpara Ausriakvet. Pasi erdhne Bullgaret mrrini dhe fuqia e Ahmet Beut (Zogut) nden komanden e kapidan Gilardit dhe Selahudin Blloshmit. Kjo fuqi Matjane erth nga Shingjergji, neper Gryke te Zaranikes. Kur po ndenshkruhesh ky proces verbal, Kp. Gilardi kerkoi qe te permendet ne te qi edhe Fuqia Kombetare hyni n’Elbasan po n’ate kohe qi hyne Bullgaret. Kapidani Serafimoff me oficeret e tjere kunershtuen tyke thane se Bulgaret hyne ma perpara. Me ndermjetsine e perfaqsueve te qytetit cashtja u mbull per mire.(Lef Nosi, Dokumenta Historike 1912-1918 faqe 246)

Ne foto : Ahmet Zogu, oficeret Bullgare dhe dhe oficeri belg, ne sherbim te Zogut, Gilardi dhe Selahudin Blloshmi, figurat e shquara te Elbasanit : Lef Nosi, Kasim Sejdini, Dr Filip Papajani, Emin matraxhiu, Thanas Floqi etje..

(Nga Dr. Shefqet Deliallisi)