Numri 376

Ibrahim efendi Abdullah sekretar i gjykatës së sherijes shkoi në lagjen Kala ku banojnë Mihail dhe Haralam bijtë e Panç Xhufka dhe Stasija Jovani dhe Athina Jorgji, identiteti i së cilës u vërtetua me dëshmitë e Grigor Kostantin Popa, kryeplak i lagjes Kala dhe Dhimitri Jakof Xhufka, antar i pleqësisë së lagjes,  dhe Nosi PapaMihal, antar i pleqësisë së lagjes,  emëron si përfaqsues ligjor me të drejta të plota Spiro Panç Xhufka nga lagja Kala që të hap gjygj kundër atyre që kanë zaptuar pjesët e tyre në dy dyqane që ata zotërojnë në sokakun Kala të qytetit të Durrësit, 19 korrik 1897 (18 safer 1315)

Dëshmitar: Grigor Popa, Nosi papa Mihal, Dhimitri Xhufka