Nga regjistri noterial i viteve 1896-1898 për zonën e Elbasanit. Përkkthimi është bërë mbi cfarë është shkruar në regjistër.

_____________

Numër 735

Trashëgimia e të ndjerit Kostantin Mihal Nelku, nga lagja Deruni kala, i takon të bijve Aleksandre dhe Stefan dhe Anastas, birit te tij minoren Filip dhe bijave të tija Poliksa dhe Lopatra, dhe nga ana e gjykatës Stefani qe emëruar kujdestar ligjor për minorenin Filip, prandaj ai me këtë cilësi, kërkon leje që të shes hisen e minorenit që ai trashëgon nga i ndjeri, një ullishte që gjendet në semtin Gurabarth, leje që gjykata ia akordoi,  3 maj 1898

Dëshmitar: Grikor Popa, Spiro Xhufka, Llazar Papajani