Njё reportazh i shkruar nё tetor tё vitit 1901 dhe i botuar nё “Kalendarin Kombiar” tё vitit 1903, kur Shqipёria ishte ende nёn perandorinё osmane. Ja si paraqitet krahina e Elbasanit me syrin e njё gazetari tё asaj kohe:

“Nga Selaniku nё Peqin

Gjer nё Manastir ardhçё me udhё tё hekurtё, s’andejmi e n’Ohri me qerre; ruga mos pandehetё se ёsht’ e mirё; qerreja mezi shkon dhe mёnt rrёzohetё njё qint herё, po prapё shkon; nga Ohria e nё Peqin, me kalё se rrugёsё nuk’ i dihet as emёri; po me qёnё q’ish koh’ e bukurё, ky udhёtim mё zbavitte shumё, se gёzonja sytё dhe shpirtin me pamjet tё kёsaj nature, qё sot po rri pa hyrё mё no njё punё. Si shkon Manastirё raca shqipёtare bёhet m’e shumё, dhe pas Strugёsё vёndi ёshtё fjeshtё Shqipёri. N’Ohri flasin edhe tyrqisht, po tё nveshurёt ёshtё pej Shqipёtari.
Gratё Shqipёtarka nё kёta vise dalёn zbuluarё dhe punojnё bashkё me bullgarё, po kur qaset njё i huaj gratё kthejnё krahёtё, pёr tё pshehurё fytyrёn e tyre nxirё diellit dhe forcuarё nga puna.
Si shkon nga grykatё, zbret nё fushёt q’i thonё Domuzovasi (fush’ e derravet); atje pshatratё janё radhosurё rreth pёr qark, edhe fusha mbletёron pej kopet e bagёtivet dhe pej pshatarёt qё punojnё dhenё me gjithё gratё dhe foshnjetё; kjo punёtorёsi mё dёfrente shpirtin dhe mё sillte ndёr mёnt vjershat e tё madhit vjershёtor tёnё: Bagёti e Bujqёsi.
Pas fushёs’ sё Derravet, hymё prapё nёpёr qafa, ku rrjedh njё lum’ i vogёlё qё derdhetё nё Shkumbi; kёtu radhim i pshatrave mё çuditi: shtёpit’ e njё pshati janё kaq tё larga njёra nga tjatra sa pandeh njeriu, qё janё pshatra tё tjerё; kjo e keqe qё ndalon qytetёrinё, vjen nga frik’ e gjakut; nga ç’mora vesh, kёtu gjaku mbretёron, d.m.th. bota vret shoku shoknё, pa no njё punё. Kёta tё pёrhapurit e pshatravet rёndёson a ndalon fare godin e shkollavet tё para, se njё pshat me 30 shtёpi ka njё qark tri orёsh. Nga kёto shtёpi a mё mirё kasolle, dilnin njerёs pothua t’egёrё, t’armatosurё gjer nё grykё: njё martin, dy breza fisheku, njё revolver na njё herё edhe njё jatagan, kёto jan’ armёt prishёse dhe shkretonjёse tё kёtyre njerёzve qё s’njohin pёr Perёndi veçe perёndin’ e luftёsё dhe tё vrasjesё, Marё. Ky vёnt qё po pёrshkroj, ёshtё Qukёs-i.
Kur u unjёm nё fushё tё Shkumbint, kёtё lum’ e kapёrzyemё mi urё tё Beqir beut; fusha duketё shumё pёllore, po ёshtё fort pak’ e punuarё: mё nj’anё nga tё mos paturit siguri, m’anё tjatrё pagesat e rёnda shkakёtojnё mbetjen’ e shkretё tё kёsaj fushe kaqё tё mirё; kёta vende janё çiflikё tё bejёvet t’Elbasanit; varfёrisё nuk’ i ka mbeturё dhe (tokё – shёn. i transkr.), pandaj venё gjer nё Thesali e punojnё pёr tё fituarё ca tё holla tё paka; dheu ep mё tepёrё oriz dhe vaj. Njё qeveri e zgjuarё dhe qё tё sigurojё rregullёn dhe qetёsinё, kapitali me tё holla dhe ca shoqёri qё tё punojnё bashkarisht, dituria dhe vegёlat e maqinat’ e bujqёsisё, rrugёt’ e mira qё tё muntnjё tё lёvrinjё njeriu çpejt dhe pa frikё; kur tё jenё kёto, tё dy anёt e Shkumbinit qё zgjatenё gjer nё Durrёs, do ushqejnё dhetё herё mё tepёrё njerёs nga ç’ushqejnё sot.
Elbasani mban dy orё nga ur’ e Beqir beut; kur arritmё mё njё krua, njё orё lark qytetit, Elbasani tfaqetё, mbuluarё pej fletёtё e drurёvet tё kopёshtravet qё rrethojnё shtёpitё; shtёpitё janё pa oxhakё, veç shtёpivet e bejёvet, se njё zakon i moçmё ndalon gjindjenё nga tё ngrehurit oxhakё, me qёnё qё fjala “oxhak” ёshtё pёr parёsinё vetёm. Elbasani ёshtё njё qytet pa no njё bukuri. Pa hyrё nё qytet, mё tё djathtё, ёshtё njё teqe Bektashi. N’Elbasan dёgjova mjaft gjё mi propagandёn e fuqivet tё huaja nё Shpat: Kushullat e Rusisё dhe t’Austrisё, bashkё me priftёrit e tyre, kishinё vaturё disa herё. Me qёnё q’ish koha shi, nukё shёtita dot mirё nё qytet, po prap’ u poqçё me shumё njerёs dёshёronjёs tё gjuhёs e tё shpёtimit tё Shqipёrisё.
Peqini mban pesё orё nga Elbasani. Mb’udhё ndёnja pakё mё njё han; hanxhiu qёnkёsh i djegurё pёr shqipe, dhe mё priti sikur mё kish vёlla: atje pashё sa rrёnjё zёnka njё mendim vetijak, me njё zёmrё tё pastrё.
Nё Peqin arrita t’enjten, ditё tregu (pazari) qё mblidhёte nё javё njё herё: pshatarёt ven’ e shesin ç’u tepёron nga tё dhёnёt e dheut, dhe bienё gjёrrat e nevojshime si vajguri, sapun, sheqer, etj.
Peqini ёshtё mi njё bjeshkёzё, afrё ca bregjeve qё lartёsohenё gjer mё 300 metro; qyteti ngjan mё tepёrё me pshat, ka mё tepёrё se 350 shtёpi. Dheu ёshtё fort pёllor, po njerёzit janё pёrtacё dhe s’heqin’ nonjё fitim: u apin pakё misёr, vaj dhe oriz; shumё tё mbjellёt e kёsaj bime bёn vallto dhe prish erёn e vёndit; nga ky shkak njerёzija ёshtё fytyrё vrarё (tё zbetё) dhe e dobёtё; rojtjen’ e kanё shumё tё ligё; shtёpitё janё pёrdhesi, s’ka njё tё mirё pёr tё pirё; mё parё kish pasurё nj’ujё qё vinte pakё sё largu, po j’u prish udha, dhe s’ka kush ta ndreqnjё, sa-do-qё s’kushton mё tepёrё se 200 lira ndreqj’ e saj; po botёs i pёlqen mё mirё tё rrojё nё pёrtim dhe tё kёrputhonjё (tё rrij’ e qetё si kёrpudha), se sa tё mundohetё pakё. Veç njё tё mirё kanё njerёzit e Peqinit, qё s’vritenё.
Fёmij’ (familja – transkr.) e parё nё Peqin ёshtё Demir beu, i cili ёshtё nga shtёpia q’u bё mysylman mё parё se tё tjeratё; ky stёrgjysh i Demir beut quhesh Sylejman efendi, vёllezёrit e tё cilit mbenё te fe e Krishtit dhe u hoqn’ nё Mirditё; edhe sot Demir beu njeh nё Mirditё gjёrit (akreban) e tij qё janё tё krishterё.
Vjesht’ e dytё 1901.

F. Lulo
(Marrё nga “Kalendari Kombiar”, 1903, Nr. 7)