Foto nga projekti Muzeu Virtual "Naim Frashëri"

Foto nga projekti Muzeu Virtual “Naim Frashëri”

“Historia e një shkolle duhet shkruar mirë sot, ndryshe nesër historia do të na qortojë”, këto janë fjalët e profesor Sami Domnit, njërit prej personave dashamirës të qytetit që historinë e një shkolle si ajo “Naim Frashëri” e përjetoi në një muze unik dhe model, si i shkollës “Naim Frashwri”.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve është rasti për të risjellë edhe njëherë në vemëndje këtë muze, puna për krijimin e të cilit  ka filluar që në vitin 1913, duke u pasuruar vit pas viti me punë e përkushtim të jashtëzakonshëm që sot gjithsecili prej nesh të ketë mundësinë të mësojë për historikun e kësaj shkolle, të qytetit e më gjërë.

Më poshtë po shkëpusim më vete një fragmet nga shkrimi i profesor Samiut mbi Muzeun e Shkollës “Naim Frashëri”: ” Krijimi i muzeut të shkollës me kritere historike dhe nivel shkencor, kërkonte punë me kohë të gjatë, kërkonte kulturë dhe pjesmarrje të të gjithë personelit mësimor për të realizuar cilësisht këtë detyrë. Dhe pasi krijoi grupin e punës që të përballonte kryesisht këtë aksion dhe të tjerët që do të ndihmonin, u fillua nga puna. Do të shfrytëzohej Arkivi i Shtetit në Tiranë, në Elbasan, Muzeu i Arsimit, Muzeu Historik, i Luftës, biblioteka e qytetit, amzat e shkollës. Do të organizoheshin biseda e takime me ish-mësues dhe ish-nxënës të shkollës për të vjelë kujtime për historikun e shkollës, evidentoheshin dëshmorët e kombit dhe personalitete, ish-nxënës të shkollës; do të mblidheshin fotografi ndër vite, do të shkruhej historiku i shkollës që nga dita e çeljes e deri në festimin e 70-vjetorit të saj; punë këto me volum , me shumë kohë për hulumtime dhe mbi të gjitha edhe me përgjegjësi për të pasqyruar në një kohë shumë të shkurtër një histori shkolle shumëvjeçare. Por falë drejtimit metodik dhe shkencor, si dhe përkushtimit plot pasion të të gjithë mësuesve, pese jo edhe të nxënësve të shkollës, u arrit që Muzeun e Shkollës ta krijojmë. Idea për paraqitjen dokumentare të muzeut u realizua nga Stefan Bebi dhe Sami Domni; realizimi i paraqitjes grafike u realizua nga mësuesit piktorë – dekoratorë, Xhevat Domni dhe Ibrahim Sejdini, të ndihmuar nga mësuesit Selaudin Simitçiu e Reiz Halili dhe të gjitha punimet që kërkonte muzeu u realizuan nga mësuesit duarartë Bukurosh Hoti, Durim Delimeta dhe mjeshtri i drurit Hysen gava. Historiku i Shkollës, që nga dita e çeljes dhe deri në 70-vjetorin e saj, u hartua nga mësuesi-historian Osman Bylyku, i mbështetur nga shfrytëzimi i arkivit të muzeut të arsimit të rrethit dhe i plotësuar nga Stefan Bebi, Bulent Tela e Sami Domni. Ndihmuan në punë të tjera edhe mësues të tjerë”.

Digjitalizimi i Muzeut të Shkollës “Naim Frashëri” ka qenë një nga punët e para të Arkivit Digjital dhe ne jemi munduar të kontribuojmë sadopak në ruajtjen dhe promovimin onlinë të pasurisë së këtij muzeu, i cili sot sa edhe një faqe web online, që mund të vizitohet nga të gjithë në linkun: http://muzeuvirtual.al/naimfrasheri/

Foto nga projekti Muzeu Virtual “Naim Frashëri”