Elbasani dhe rrethinat e tij janë të pasura me gjëra antike, qysh para erës së re.

Arkeologët Neritan Ceka dhe Skënder Muçaj, kanë zbuluar vitet e fundit mbishkrime antike, që me shkurtime po jua përcjell. (Pra plotësim njohurish për qytetin tonë)

“Gjatë pastrimit në kullën juglindore të kalasë së Elbasanit, u gjetën tre stela me gurë gëlqeror me figura dhe mbishkrime latine.
1-Në stelën e parë, shihet një grua në këmbë e veshur me një tunikë që krijon pala ne gjoks.  Në krahun e majtë të gruas, është një fëmijë që nuk mund t’i shquhet gjinia për shkak të dëmtimit të kokës. Përmasat janë 1.29 x 0.75 x 0.17m

Mbishkrime_Elbasani_1

Brigu, libert i Publit A. . . . vajzës së Zerrit, gruas së tij, ja bëri (monumentin)me shpenzimet e veta.

Përkthimi: Brigu, libert i Publit A. . . . vajzës së Zerrit, gruas së tij, ja bëri (monumentin) me shpenzimet e veta.


2-Në stelën e dytë, po vertikale me gurë gëlqeror, shihet një çift në këmbë me qëndrim ballor. Burri i veshur me një togë, ndërsa gruaja me një tunikë. Përmasat: 1.59 x 1.03 x 0.215m

Mbishkrime_Elbasani_2

Tit Vib Filargiri, për vete dhe Tatën(gruan e tij), e ngriti monumentin

Përkthimi: Tit Vib Filargiri, për vete dhe Tatën(gruan e tij), e ngriti monumentin.

3-Ne stelën e tretë, njilloj si dy tê parat, verikale me gur gëlqeror. Kjo paraqet tre persona. Në mes një grua e veshur me tunikë, në të majtë, një djalosh i veshur me togë, po kështu edhe në te djathtë të gruas, një djalosh tjetër, pak më i madh. Përmasat:1.34 x 0.785 x 0.17m.

Mbishkrime_Elbasani_3

Caesiaria Tertia, bija e Lucit, për vete e të birin, Kai Mutuculeio, Klementi, birit të Kuintit dhe Kai Ebuneio Primit, libert i Kait.

Përkthimi: Caesiaria Tertia, bija e Lucit, për vete e të birin, Kai Mutuculeio, Klementi, birit të Kuintit dhe Kai Ebuneio Primit, libert i Kait.”

Skulpturat janë të shek. I pas Krishtit

Gazeta “Iliria”,  XXXIV, viti 2009.