Kjo eshte nji leter origjinal nga Elbasani,qe e botonte ne revisten “Albania”te Faik Konices,ne vitin 1900,ne Bruksel.

Kombesia n’Elbasan

(Muarme nga Elbasani ni letre permi perparim te kombesise ne kete qytet te ndritshm.Po qitim ca vija per atdhetaret qi lighirojne te Perkohshmen)

Ditaret tuja ndon se jane me shkroja te pa-njoftme, ne vendin tone, po kendohen me gezim te madh.
Asht nevoje pra, t’ i shumezojme perpjekjet e t’ perhapmit mesimit ghuhnes, ne ghithe Shqipnite, qi t’ a shtrengojme guvernen te na api leie, do mos do, per te cele skolija shqipe.
Ketu n’ Elbasan, perparimi i Shqipes asht kaqi i madh, sa kendohen
ditaret e vivlhat shqipe ne sy te nerezvet tguvernes, te cilet s’ kudzojne te zane no ni niri, nga shumezimi i perditshem i tyne. Nuk te neghon veshi tjater gha, ku do qi te shkojsh, per vec se te qamet : (C’ i bame guvernes qi s’ na Ie te hapim shkolha ? pse t’ mas e lai Shqipen te kendohet lire, si ghithe ghuhnat ?» Bit e ma te dhanmevet pas beses Myslimanve, kendojne perpara prindvet tyne vjerdhat e Neimit, te cilat jane kunder ndjenavet fetare t’ tyne; per te cilet ene asht nevoje te shtypet ilm-i-hali shqip.
Per gezim te madh tonin, ghajti qi nder gra te cilat kane zane ni me vone, me kendu shqip. Ni grua, ty gatu buken, po neghonte prej gojes se bise kendimin e ni cope te “Diterhefenisi” (*) 1900; kur i a merhini e bija ne ni vend ku deftoheshin rheziqet e kommit,briti me za te dridhtueshem« na shiti, mome! na shiti ! (mmreti) ; at here e ama e la buken, e dzitoj te vej ke e bija e t’ a shofii me syt’ e vet ne vivlhet ;
Ene ndermjet dy myslimanve ghajti qi ni shoq i vet, per t’ u-talhe, i shane Skenderbene nije, po ai, nga zemerimi madh, s’ priti ma, po at’ cas nisi me i shame Pejgamerin, e s’ la gha te keqe pa i thane.
Shifni pra, sa asht rhaju ndjena kombetare ne qytet tone! “Ditrefenesin”e ri, Mytesarifie mure prej ni mikut ti, e urdhenoi e i kethyne ne ghuhen tyrqishte te ghajtmet e Shpatit, ku shkrojsi i tyne ban fjale e qahet per se guverna na e permma ghuhen tone, pa udhe ; e i coj ne Stamolh, e dha ne ni shkrese te veten per ket pune e per perparimin e Shqipes ne qytet tone; ne te cilen thohet se ka shkru mire per ghuhnen. Po presim pa durim c’perghi- ghe do te vi.
*(“Diterhefenesi Kombiar”,gazete shqiptare e Sofjes)

Leter nga Elbasani, qe e botonte ne revisten “Albania”, Faik Konica, ne vitin 1900, ne Bruksel.

Leter nga Elbasani, qe e botonte ne revisten “Albania”, Faik Konica, ne vitin 1900, ne Bruksel.