Teksti :

I ndershëm Zotni

LEF NOSI

Shoqnija e studentvet shqiptarë t’Austris “Albania” në Vjenë, ka qëllimin me ribotue organin e saj “Djalëria” e cila pat fatin e keq nga çeshtjet e vështira financijare të pushojë për nji kohë të gjatë.

“Albania” e përkrahun gjithmonë nga shqiptarët atdhetarë e bamirës, merr nderin e ju lutet zotnisë së juej të keni mirësin të merrni iniciativën me mbështjellë ndihma nga shqiptarët patriotë e dorëdhanës, të cilët si kurdoherë edhe këtë rradhë s’kan me u kursye për veprën e shenjtë të studentëvet shqiptarë t’Austris, “Djalëria”

Nderime,
Kryetari
H. Ceka
(vula)

Sekretari
Stud. Philosopji
Halit Narazani

Vjenë 22. I. 1927