Lefter Guxho lindi më 29 gusht të vitit 1941, në Llengatë të Mokrës së Pogradecit. Në vitin 1944 i vdes i ati dhe ai së bashku me motrën e tij dërgohen në jetimoren e Elbasanit.  Rritet në Elbasan.

Mësimet e para i mori në shkollën “Bardhyl Popa”. Shkollën e mesme mjekësore e vazhdoi në Tiranë. Pasi mbaron studimet aty, shpëngulet për të vazhduar studimet e larta në mjekësi, në Varshavë. Aty qëndroi 7 vite deri në mbyllje të studimeve.

Pas 7 vitesh kthehet në Elbasan. Në vitin 1961 shërbeu si mjek pranë drejtorisë së Higjenës dhe Epidemologjisë së rrethit të Elbasanit, më pas shkoi për të punuar në fshatin Funar.

Në vitet 1966-1968 ishte shef i Shëndetësisë në rrethin e Librazhdit.

Në vitet 1969-1972  punoi si shef i shëndetësisë së hekurudhës në ndërtim Elbasan-Prrenjas.

Nga viti 1973 e deri sa ndërroi jetë punoi në Spitalin Infektiv të Elbasanit. Për një farë kohe ishte edhe nëndrejtor i Spitalit Rajonal Të  Qarkut të Elbasanit.

Ka punuar me mjekë të njohur në qytet si me: Ali Deliallisin, Kozma Tavanxhiun, Nusret Kokobobo, Doktor Nosin, Doktor Kapshticën etj.

U martua në vitin 1969, martesë nga e cila pati 3 fëmijë, nga të cilët vetëm njëri e trashëgoi profesionin e tij.

Lefter Guxho kujtohet edhe sot nga të gjithë ata që e kanë njohur e bashkëpunuar me të si një njeri i komunikueshëm, i dashur dhe i përkushtuar.