Lale Saraci

Lale Saraci

Ka lindur në vitin 1919, në familjen intelektuale gjirokastrite, Hashorva. Fisi Hashorva ka qenë  një familje me emër dhe që ka nxjerre figura atdhetare dhe arsimdashese, sic jane, Veli dhe Ali Hashorva, etj. Laleja shkollën fillore e kreu në vendlindjen e saj, në vitin 1928. Pas këtij viti fillon studimet në institutin femëror “Kyrias” të Tiranes dhe i përfundon në vitin mësimor 1934-35 në Institutin Femëror “Nana Mbretneshë”, po në Tirane. Pas mbarimit të shkollës emërohet me 21 nëntor 1935, si mësuese në fshatin Freshtan-Lugare të Gjirokastres, ku shërbeu për  një vit. Pastaj kthehet në vendlindje si mësuese e fillores, ku punon për 3 vjet. Në  vitet 1938-42, kreu studimet e larta në Akademine e edukimit fizik në qytetin, Orvieto të Italise. Pas mbarimit të shkollës kthehet si mësuese e edukimit fizik në shkollën e mesme në Gjirokastër. Gjatë kohës së luftes e me tej, ka kontribuar në organizaten e grave. Në  vitin 1945, transferohet në shkollën e mesme pedagogjike të Elbasanit. Laleja do të ishte  një ndër të parat mësuese femër, që do të punonte në kete shkollë, pas clirimit. Ajo punoi fort për crrenjosjen e koncepteve të gabuara që ishin tek femrat për sportin. Ishte Laleja, që në vitin 1947, në kampionatin kombëtar të basketbollit e volejbollit, që së bashku me mësues të tjerë, si Xhevdet Skilja, Nafize Begolli dhe Vasil Naqi, pas  një pune bindese me vajzat e familjet, të krijonin ekipet e volejbollit e basketbollit, në klubin “Bashkimi”. Puna e saj ishte mjaft efikase, sidomos në emancipimin dhe pjesmarrjen sa më të gjërë të vajzave dhe rinisë shkollore në aktivitetet sportive. Po kështu nëpërmjet shkollës Normale,  ku dha mësim fillimisht shpërndau emancipimin e vajzave për tu angazhuar në fizkulturë si dhe në ekipe sportive që deri para çlirimit në Elbasan nuk ishte parë e dëgjuar. Në  kohën kur Laleja ishte mësuese në Normale, shumë vajza u inkuadruan në ekipe sportive të qytetit të Elbasanit. I gjithë sekreti i saj ishte insistimi dhe siguria që i krijonte familjeve elbasanase.  Laleja i merrte me amanete dhe i dërgonte po vetë në shtëpi.  Kur mbaronin aktivitetet, i shoqëronte në çdo shtëpi vajzat sportiste dhe më pas kthehej në shtëpi vetë.  Shkonte në çdo familje vetë për të bindur prindërit që të lejonin vajzat të merreshin me sport.
Ne dhjetor të vitit 1949 së bashku në bashkeshortin e saj, Xhavit Saraçin me të cilin ishte njohur qysh në akademi, transferohen në Gjirokastër, ku punoi si mësuese e edukimit fizik në gjimnazin “Asim Zeneli”. Pas 4 vjetësh, në 1953, rikthehen në Elbasan dhe Laleja punon në disa shkolla, si pedagogjike, gjimnazi “Qemal Stafa”, etj. Ajo do të mbahet mend, si gruaja që gjatë gjithë jetës u përkushtua me shpirt si mësuese e fizkulturës,  vazhdoi deri në daljen në pension të jepte ketë lëndë. Ishte ndër të parat që punoi për emancipimin e grave. Laleja gëzon respektin e shumë brezave të sportistëve dhe ruan një vend të rëndësishëm në ngritjen e sporteve për femra në qytetin tone, Elbasan e me gjerë.