(vijim)

U përpoqëm me gjetë nji priës për udhëtimin qi do të bashim në për Malësië; mirë po, nga qi ish darkë Pashkësh Malsorët kishin shkue në për shpiat e veta e na u desh me e bamë të Dielën e Pashkvit në Lesh. Në mbramjet, gjetëm nji priës për me na çue deri ke bajraktari i Manatiës, për të cilin murëm letra nga Simoi Doda e Ton Nushi (tregtar), qi të na përcjelli deri ke Ndue Përgjegja, bairaktari i Kryezezit. Kulla e bajraktarit të Manatiës mba dy orë e giymës prej Leshit edhe kulla e Përgjegjës afro tetë orë prej Manatiës.

Të Hanën në mëngjes më ora 8, unisëm prej Leshi të gjithë kâmbë, veç Abdullah Beut, i cili herë-’ierë i hypte kalit qi kishim zanë me qira për me na bajtë teshat. Pas dy orë e gjymës hymë në Manatië edhe priësi na dorëzoi ke bajraktari. Këtu u prajtëm ma se nji orë e sa do qi baraktari nuk u ndodh vetë aty, na pritën shum mirë. I biri i bajraktarit na prini vetë deri në Kryezes.

Rruga, nuk ishte fort e kândshme për kâmbët; po për sytë aq’ e kândshme, sa s’ besoj të gjinden vende ma të bukur në gjithë Shqipnië. Kur mbërrimë majë Malit të Manatiës, na u çfaq nji pamje magjike. Para syvet tonë, deti i Adriatikut, shtrihesh si nji pëlhurë e kaltërt pa mbarim, rnbi të cilën zbarthshin cë largu velat e bardha të lundravet, në krah të djathtë, limani i Shingjinit me ato të paka ndërtesa qi shkëlqeshin prej rrezevet të diellit. Për fund, Leshi i vogël historik qi ruan eshtnat e Skënderbeut. Në krah të majtë, Ujët e Matjes me shtratin e tija t’ ergjanttë, tyke ndjekun udhën e përjetshme për n’ Adriatik. Malet e Kruas, Dajti i Tiranës, Shllinza e bregu i Adriatikut i a shtojshin edhe ma tepër shien e kândshme panoramës magjike. Nji mijë mejtime më shkojshin në për mend: ku ishim nji herë e ku gjindeshim! Sa të lumtun e fatbardhë ishim, kur ishim ndën hien e flamurit kombëtar e sa gjâ e tnurpshme ishte me u futë sërish ndën hien e flamurit Osmanlli, t’ati fiamuri qi e kish mbajtë Shqipniën pësë shekuj rriesht ndën zgjedhën e robëniës e në padie të plotë! Ah! moj Shqipnië e mjerë sa poshtë ke ra! thashë me vethet. Padia e fanatizma pa pikë mëshire po të shpien në gorretë të shdukjes ! Fati të shpëtoi; por, bijt e tu, të ranë mohit, të harruan e s’ duan të të shofin të lirë e të shpengume!

“ Flamur ? Ç’ ashit ky flamur? Ku e gjetët? Sanxhak, të thoni, sanxhak ! „

Këto fjalë e të tjera si kto, i thoshin kapidan Ismail Haki Libohovës, në Tiranë, kur vojt prej Shkodre atje, bashkë me Hamid Giylbegun e me shokë të tjerë për me i bindë Osmanllijt qi të hekin dorë nga rruga e shtremët qi kishin marrë. Kur na i kallxonte Ismail Hakiu në kafe “Tarabosh,, në Shkodër, habiteshim e fërkojshim sytë.

Këto mejtime plot dëshprim filluan me m’ a thye dëshirën e vajtjes n’ Elbasan, se mendoje qi ishje tyke shkue me kâmbët e mija në mes të rrezikut, n’atë vend qi i binte era Turqië e nuk i kishle mbetun ma asndonji shënjë vetqeverrimi.

Mirë po, në këtë trumbullim e sipër të shpirtit, rrezeja e kurajës m’a mbërrini, e përmblodha vethen edhe thashë: Jo, jo, do të shkoj n’ Elbasan e le të bâhet si të bâhet. Shkojmë, i thashë shokvet, se na bahet vonë. Shokët uçuan në kâmbë edhe të udhëhequn prej priësit, uvarëm teposhtë për me ranë në zallë të Fandit. Tyke shkue gjithnji për teposhtë, dëgjoshim batare pushkësh të shpesha. Ishin Malësorët, qi rrifshin shënjë përjashta kishavet, për kremtim të Pashkëvet. Në Malsië, asht zakon qi burrat, pas meshe, për ditë Pashke, qesin më shënjë. Rrugës hasëm nji kishë, n’ oborr të së cilës pamë nji trumë burrash të veshun me petka të dlirta, gjithsecili me pushkë në dorë ose hudhun mbi supt.

U-futëm edhe na n’ oborrt edhe i përshëndetëm: “A jeni burra?„ — “Allarazolla!,, (allah razi-olla). Pas këti të përshëndetuni uulëm pak me ndëjtë. Malsorët na gostitën me nga nji cigare e- dhe na pytën, si vëshin punët në Shkodër e si vente lufta e Krajlivet t’ Europës. Si ufjalosëm pak me ’to, uçumë në kâmbë për me vazhdue udhëtimin.

“ Lâmtumirë o burra!„— “Hajtni udha e marë!,, na upërgjegjën burrat e malit qi s’ e kishin trathtue flamurin e Skënderbeut e besën e dhanun. Ma në fund ramë në zallë të Fandit edhe filluam me ecë buzë lumit.

Në krah të rëmakët të Fandit. mâjë nji bregu rë veshun me vgjèj të naltë, ishte “Kuvendi i Fretënve,, nji ndërtesë e gurtë mjaft e madhe edhe e bukurë. Dëshironja shum, të ngjitesha atje nalt e të shifesh me fretnit patriotë e ma fort me Atë Gjergj Fishtën, për të cilin më kishin thanë, se n’ atë kohë banonte atje. Por, me qënë se ishte bamë vonë e kishim frikë se na zë nata më rrugë, vazhduam udhëtimin, pa unalë fare. Më të përëndumet të diellit, mbërrimë në Kryezes ke kulla e Përgjegjës. Ky krye-bajraktar i Malësiës së Leshit na priti bujarisht edhe bûjtëm aty atë natë.

Në nesëretë ungritëm herjet fort, se e kishim rrugën të gjatë: do të shkoshim në Burgajet të Matit, ke Shkëlqesia e Tija Ahmet Zogu; qi ish streh shpëtimi, për gjithë patriotët e ikun nga thonjt e kryengritësvet të tërbuem. Djali i mesëm i Përgjegjës edhe nji shërbetor i tija, na prinë edhe murëm prap rrugën tue ecë gjithnji buzë lumit.

Pas dy orësh, mbërrimë buzë vahut të Fandit. Kur pamë qi kish ujë shum edhe ishte i trubull, ushtëmangëm se drujshim mos mbytemi. Por, ma në fund vendosëm me e shtyrë ujët e me uhudhë matanë. Si uxveshëm të gjithë, uqypluam mbrenda tyke uvarun ke fati, Abduliah Beu ishte kalurë e mua më murë mbi shpinë Meta, postieri i Shk. Tija Ahmet Beut. Martinën m’ a dha mue për mos me i ulagë edhe më këshilloi të mbyll sytë qi të tmos më merreshin mentë prej rrymës s’ujit.

Shkel me kujdes, i thashë Metës, se mos të mbytet martina, se un di not e pështoj! “Shtrëngo e fort’,, më tha, “ndimona o Zoti Krisht !„(1)

Shërbetori i Përgjegjës e kish rrokë për krahu, se ujtë i vinte njersvet der në sisë. Mirpo Meta kush di se sa herë e kishte kapërxye at’ ujë edhe vetëm. Pas nj’ a 25 minuta udhë, na dulë përpara nji rremp tjeter i Fandit, por kish nji ma pak edhe ushtyrë lehtë. Si pështumë prej Fandit, shtrëngumë kâmbët qi të sosshim herjet në Burgajet. Në Rrëshëj, në dyqan të Xhafer Krutanit, hasëm Mustafa Krujën, me të cilin ufjalosëm afro nji orë. Rrugës nuk pamë gjâ qi të na tërhiqte verejtjen veç se udhë të këqia, pyje të mëdhenj plot balta, përpjetje e tatpjetje. Tye shikue në për Mirditë e Kthellë – ase Thkellë, si i thonë Malsorët – pas shtatë orësh hymë në kufij të Matit edhe pas tri orësh të tjera, me nji orë natë, mbërrimë në “ Saraj të Pashës „ (kështu i thojshin ajo anë, shtëpiës së Shk. Tija Ahmet Zogut). Me Xhelal Benë qeshë njoftë në Kavajë, kur ishte ndënprefekt, por me Ahmet Benë s’ njifesh fare. Asht nji djalë i ri jo ma se njizet vjeç, tepër inteligjent, edhe i arsyshëm në fjalët. Asht patriot edhe bujar. Shpia e Tija pret e përciell çdo atdhetar qi shtrëngohet me marrë malet nga frika e kryengritësvet. Atje gjetëm: Hafëz Ali Korçën, Idrizin, ingjenierin nga Kosova, Nuredin Aganë, Mehmet Efendinë, oficerë Toskë, edhe të tjerë qi s’u a mba mend emnat. Ahmet Beu më ofroi hospitalitetin e Tija të zokonshëm, tyke më thanë qi të rri aty me bashkatdhetarët e tjerë. Me qenë se un e kishje mbushë mendjen për me shkue n’ Elbasan, i u-fala nderës edhe i thashë se dëshiroje me vazhdue udhën për Eibasan.

_____________________________

1)Myslimanët e Matit e përdorin shpeshë këtë lutje.