Në vitin 1914, tue qenë në Durrës, në shërbim të Ministris së Drejtësis ku shërbeva disa kohë, me dekret mbretnuer u transferuash në gjykatoren e Prefekturës së Vlonës, si gjykatës dhe atje kam shërbye pak muej, deri sa fuqija e kryengritësvet u-rras buzë Viosës e filloi me ecë mbi Vlonë. Atëhere tue pamë se s’ duhesh qindrue ma atje, i hypa vaporit e shkova me shum shokë të tjerë për Shkodrë. Qysh në Vlonë pata lidhë fjalën me shkue së bashku me dëshmorët e ndjerë Mustafa Qullin e Salih Nivicën edhe kermi jetue atje tetë muej rrjesht, ndën nji streh e bashkë me ’ta shijova ditët e zeza e të bardhat në kryeqytetin e Teutës në ato tetë muej kohë. Pak, passi shkuem atjë, plasi lufta vëllaznore midis të Kështenëvet e Myslimanëvet; nga të cilët, të parët kërkojshin me përmbajtë flamurin kombëtar e të dytët dojshin me u bashkue me kryengritësit e me ngritë flamurin e Turqiës në kështjell. Pushka midis tyne ngjati mjaft edhie nuk do të kishte prajtë, po të mos ndërmjetësonte, e t’i ndreqte punët Prenk Bib-Doda. Komisioni sundues i Shkodrës, ndën kryesië të Bib-Dodës, vendosi qi në vend të flamurit me shqype të ngrihet nji flamur kuq-e-zi, e kështu s’ u-ba as e myslimanëvet, as e të kështenëvet po u-kënaqën të dy palët. Me këte ndreqje, pushka prajti edhe u lidh nji besë për deri Shën Gjergjit. Të kështenët kishin kryem dy detyra të shëjta, shpëtuan nderin e flamurit, edhe nuk i lanë myslimanët të sitlleshin kundra nesh qi ishim t’ardhun nga qytetet e tjera të Shqipniës përtë mos ranë në dorë të kryengritësvet. Për çudië, ne qi ishim nga Bregu i Matit e teposhtë populli i Shkodrës na qunte „Toskë“. Tue ba fjalë përgjithësisht për myslimanët e të kështenët e Shkodrës e kemi për detyrë të përmendin se në kët lëvizje nuk kanë marrë pjesë as të gjithë katolikët, as të gjithë myslimanët, ndër të cilët ka pasë edhe aso kohe shum atdhetarë të respektushëm.

I dëshpryem prej këtyne ngjarjeve, si edhe prej fjalëvet qi ndëgjojshim se në Shkodrë do të hynte Mal i Zi, vendosa me shkue në Mat, ke Ahmet Bej Zogu, ku e dinja se kishin shkue edhe të tjerë shokë. Kur po gatitesh me shkue, qëlioi qi erth prej Eibasani Z. Lef Nosi, i cili më tregoi mjaft iajme prej andêi edhe më çfaqi mendimin e tij tue më thanë se nuk besonte të më përdorshin keq kryengritësit, passi n’ Elbasan isha i huej e nuk kisha anmiq. Mendimi më pëlqeu e vendosa me shkue në Mat e prej andej n’ Elbasan. Kët vendim m’a forcoi edhe ma tepër Xhafer Çelirama, i cili kish ardhë prej Elbasani në Shkodrë më 30 Mars 1915 qi të piqet me Aqif Pashë Elbasanin. Ky, më kaill xoi se 15 shqiptarë Elbasanas, qi gjindesbin në burgun e ati qyteti ishin lirue edhe se ishte shpresa qi të liroheshin edhe të tjerët pas pak ditësh. Pas diftimit të tij, prej të kështenëvet t’EIbasanit kishin mbetun në burg vetëm Petër Dodbiba e Aleksandër Xhuvani, i cili ishte burgos, pse ditën e Karnavalevet në mbramjet, do çuna kishin shkue si pas zakonit në shtëpi të tij e passi Z. Xhuvani i kishte dorovitë me ca metalikë, ata kishin thirrt; „Rroftë Shqipnija! Poshtë Osmanllijt !„ Nji i qujtun Demir Arapi gjendarm Osmanlli,1) i ndëgjoi, e në nesëretë Z. Xhuvani u burgos. Pra, me qenë se njerzit po iiroheshm prej burgut, besova se nuk do të kishte njeri n’ Elbasan, qi të shtyresh për burgosjen t’ eme, i bazuem në këto diftime vendosa me u nis. Z. Abdullah Atai Beu prej Elbasani, të cilit i a kallzova kët vendim, më tha se do më bahet shok edhe ai deri në Mat.

Më 3 Maj 1915, të Shtunën e Madhe të Katolikëvet, u nisëm me Z. Abdullah Bej, me Xhafer Çeliramën e me postierin e Ahmet Beut për në Lesh, nëpër nji shi (qi kujtuem se do të mbyteshim rrugës), të përcjellun prej topavet të kështjellit të Shkodrës, te cilët me krismën e tyne lajmojshin botën se po gdhinie Pashkë. Përtej hanit të Barbullushit shiu prajti e moti u çel. Më orën 3 pas dreke mbrrimë në Lesh. Na priti në dhomën e vet Z. Simon Doda, miku ynë i vjetër.

(Me Malësorët e Shkodrës, qi erdhën për të mbrojtun Mbretin e Durrësin nga hovi i kryengritësvet, kishte ardhun edhe Z. Simon Doda, i cili kishte diftue burrnië e kurajo në luftën kundra tyne).

Në këtë kohë Leshi gjindesh ndën sundimin e Komisionit të Shkodrës, i cili Simon Dodën e kishte dërgue atje si komandant të Gjendarmëriës. Tue qenë në kët shërbim. iu dha kohë me e difftue edhe nji herë vleftën e tij patriotike. Kur dërgoi Esad Pasha, Alush Lohen nga Shkodra me nji torpido t’ Italiës në Shën-Gjin, të shoqënuem me nëpunës të ndryshëm e gjindarmë, për me pushtue Leshin e me e shti ndën sundimin e vet, të mos kishte pasë ndodhun atjë Simon Doda e të vepëronte me shpejtësië kundra Alush Lohes e fuqiës së tij, Malësorët mund t’ishin svetënue prej të hollavet, ai kishte prumë me vethe Alush Lohja për t’i a u përndamë, edhe Shën-Gjini me Leshin do të kishin hye ndën sundimin e rrezikshëm t’ Esad Toptanit. Rreziku mandei natyrisht do t’i kërcnohesh edhe Shko-drës. Po, për fat të mirë, punët nuk dulën ashtu si e mendonte Esad Pasha e shokët e tij. Simoni atëhere lidhi besë me të shpejtë me krenët e Malësivet, qi të mos i pranojnë të hollat e Alush Lohes e t’ i bajnë ballë rrezikut me pushkë në dorë. Alush Loha tue pa gjith ate kundrështim, sipas ultimatumit qi muer prej Simon Dodës, u shtrëngue t’ a lajë Shën-Gjinin për 24 orë e të kthehet në Durrës, po me ate torpido, qi e pat prumë.

Shumica e myslimanvet të Leshjes, anojshin nga Esad Pasha edhe tyke përhapë fjalë se do të vritesh Simon Doda, mundoheshin me e trembun qi t’ iki. Por, ai shikonte detyrën pa pikë frike.

_____________________________

‘) Kryengritësit e Shqipniës së Mesme e të Jugës e qujshin veten Osmanllij e Shkodra i qiunte “Ehli-kijam„.

 

(Vijon )