Kozma Hakani, lindi në Elbasan në nji familje me tradita qytetare, në vitin 1946. Mësimet e para të arsimit fillor, të mesëm në gjimnazin “Qemal Stafa” i mori në qytetin e lindjes. Vazhdon studimet e larta në UT, në degën e Matematikës, të cilën e mbaron në vitin 1967. Kontribouti i tij në arsim ka lënë gjurmë, jo vetëm si mësues, por edhe në çdo institucion arsimor apo shtetëror që ai punoi e drejtoi. Kështu për mëse 40 vjet, punoi në sistemin arsimor, në shkolla të ndryshme të fshatit e qytetit. Sapo mbaron Universitetin në vitin 1967-68 shkon mësues në zonën e thellë malore të zonës së Shmilit, në Lugaxhi. Pastaj emërohet fillimisht si mësues e më vonë zv/drejtor në shk. e mesme Profesionale “Kozma Naska”.
Kalon mësues në gjimnazin “ Dhaskal Todhri”. Përsëri lëviz, emërohet mësues në shkollën e mesme të Belshit. Në vitet’80 dhe fillim vitet’90 emërohet zv/ drejtor në të mesmen “Dhaskal Todhri”. Duke qenë një njeri me vizione të qarta për arsimin dhe duke parë aftësitë e tij drejtuese në vitin 1997 emërohet Drejtor i Drejtorisë Arsimore të qarkut të Elbasanit deri në vitin 2001. Gjatë kësaj kohe në drejtim të këtij institucioni, tregoi ndershmëri dhe kopetencë drejtimi profesional edhe pse ishin vite të vështira.
Pas këtij viti zgjidhet Kryetar i Këshillit të Qarkut Elbasan. Pastaj karierën e gjatë në arsim e mbyll, si drejtor në shkollën 9- vjeçare “ Naim Frashëri”, ku del në pension. Nxënësit e mësuesit e kanë për mburrje të thonë që e kishin mësues dhe drejtues të tyre. Talenti dhe përkushtimi,kanë qenë gjithmonë bashkëudhetarë në profesionin e bukur të mësuesisë kudo ku punoi. Ndërron jetë në moshën 74, më 30 nëntor 2020.
Besoj të shprehem që në emër të të gjithë mësuesve, drejtuesve të sistemit arsimor dhe më gjërë:
Lamtumirë Miku, Ynë, Kozma! U prehsh në paqe! Ngushëllime familjarëve!