Ikonë e Kostandin Shpatarakut, "Krye- engjëlli Gabriel"

Ikonë e Kostandin Shpatarakut, “Krye- engjëlli Gabriel”

Në shek.XV arti ka njohur lulëzim në vendin tonë. Një ndër piktorët më të rëndësishëm të kësaj periudhe është edhe ikonografi Kostandin Shpataraku. Gjati viteve 1736 – 1767 ka piktuar veprat e tij në disa kisha të vendit tonë. Dihet pak rreth jetës së tij e më shumë rreth ikonave që ka pikturuar.  Nuk ka datë të saktë rreth lindjes dhe vdekjes së tij. Lindi në krahinën e Shpatit të Sipërm, konkretisht hamendoësohet për tre fshatra atje:  Pashtresh, Seltë e Valësh. Mendohet se mund të jetë quajtur Nikodimi i Seltës dhe duke marrë në konsideratë faktin që nuk njihet ndonjë piktor tjetër me këtë emër, ai mund të jetë Kostandin Shpataraku, i cili e ka pasur këtë emër para se të bëhej murg. Aludohet se mund të ketë qenë nxënës i shkollës së Athosit dhe se mësimet e para i ka marrë në vendlindje.

Emri i Kostandin Shpatarakut është përmendur në një mbishkrim të  ikonastasit të kishës së Shën Kozmajt e Damjanajt në Manastirin e Shën Pjetrit në Vithkuq në vitin 1954, ndërsa në vitin 1957 përmendet në një kodik të Kishës së Shën Kollit në Elbasan.

Sot njihen disa ikona të punuara prej tij si: Ikonat e Shën Joan Vladimirit në Kishën e Manastirit të Ardenicës, të piktuara në vitin 1739, të gjitha ikonat e ikonastasit të Manastirit të Ardenicës, disa prej të cilave mungojnë. Ka pikturuar po ashtu edhe ikonat në Kishën e Shën Kozmait e Damjanajt në Manastirin  e shën Pjetrit në Vithkuq dhe ato në Kishën  e “Shën Prokopit” në Vidovë të Pogradecit e në Kavajë . Pikturat e tij gjendeshin dhe ne  Kishën e Shën Joan Vladimirit, por u dogjën aksidentalisht.

Ato pasqyronin Krishtin, Shën Marinë, shejtanin, apostuj, engjëj etj, pra kishin përmbajtje liturgjike, por edhe nacionale e folkloristike. Tipike nacionale është piktura në miniaturë e Karl Topisë.  Ngjyrat që ai përdorte më shumë janë e kuqja dhe e gjelbra. Përdorimin e ngjyrave ka ditur t’i harmonizojë më së miri.

Pikturat e Kostandin shpatarakut  janë një thesar për historinë e artit të vendit tonë.