Prof. Dr. Roland Gjini gjatë kumtesës. (Foto nga BestTV Elbasan)

Një vit pas Kongresit të Manastirit në Elbasan u mbajt 2 deri 9 shtator, pra ne vitit 1909, kongresi mbarëkombtar i cilëuar si “Kongresi i shkollës shqipe”. U mbaj në një situatë të tillë kur politika xhonturke, e shqetësuar nga Kongresi i Manastirit dhe vendimi i tij për t’u shkruar shqipja me gërma latine, mbështeti Kongresin e Dibrës për të penguar shkrimin e gjuhës shqipe sipas alfabetit të Manastirit, madje për këtë ministria e Arsimit e qeverisë xhonturke urdheroi shkollat shqipe shtetërore në trojet shqiptare që të përdornin alfabetin arab.

Kongresi i Elbasanit mori përmasa mbarëkombtare për dy arësye:

Së pari se në të morën pjesë përfaqësues nga pothuaj tërë trevat shqiptare, personalitete të lëvizjes kombtare ne pergjithësi e asaj arsimore ne vecanti, të cilet erdhën, përvec Elbasanit, nga Tirana, Korca, Berati, Durrësi, Gjirokastra, Përmeti, Pogradeci, Dibra, Shkupi, Manastiri, Ohri, Struga, Filati e deri nga Janina e Selaniku. Ndërsa Shkodra në emër të arsimit shqip të zonës së veriut deklaroi se do të ishte dakort me cdo vendim që do të merrte Kongresi i Elbasanit në të mirë të arsimit kombtar. Të 35 delegatër u përzgjodhën nga 28 klube e shoqëri patriotike që vepronin asokohe në trevat shiptare e përreth tyre. Përmendim ndër ta Lef Nosin, që ishte edhe organizatori kryesor i Kongresit, Dervish Bicakun që u zgjodh edhe kryetar i Kongresit, Taq Buda, Simon Shuteriqi, Josif Haxhimima, Qamil Haxhifeza, Mithat Frashëri, Orhan Pojani,  Idhomene Kosturi, Sevasti Qiriazi, Kristo Dako, Andrea Konomi, Thoma Papapano, Qemal Karaosmani, Refik Toptani, hafëz Ibrahim Dalliu, dom Nikoll Kacorri, Selman Blloshmi e të tjerë.

Shumë figura elbasanase, megjithëse nuk ishin zgjedhur delegatë, u morën gjallërisht me mikpritjen dhe organizimin e punimeve të Kongresit.

Së dyti. Ky kongres mori përmasa mbarë kombtare nisur nga vendimet e tij. Të shkruara e nëshkruara me 15 pika, vendime të cilat kishin të bënin me masivizimin dhe organizmin e shkollave shqipe në mbarë trevat e vendit.

Ndër pikat më të rëndësishme të vendimeve të Kongresit përmendim, vijimin e të shkruarit të shqipes me gërma latine, sipas vendimit të Kongresit të Manastirit, unifikimn e një gjuhe zyrtare standarte, ku te merrej per bazë dialekti i Elbasanit. Kongresi vendosi gjithashtu që shkollat shqipe të organizoheshin me programe e të përcaktoheshin lëndët mësimore, në to të përdorej vetëm gjuha shqipe, dhe të përpiqeshin që materialet mësimore dhe të shprehurit t’i parmbaheshin një gjuhe standarte, të qartë si për toskët ashtu edhe për gegët. Mund të themi se vendimet që kishin të bënin me përmbajtjen e shkollës mund të cilësohen si vënia e themelit të krijimit të arsimit e shkollës sonë kombtare. Pika të vecanta i kushtoheshin financimit e mbështetjes ekonomike të shkollave shqipe, për këtë rolin organizues do ta kryenin klubet e shoqëritë patriotike, që me anë të donacioneve do të krijonin një fond të vecantë e do të kujdeseshin për mirëpërdorimin e tij. Kongresi gjithashtu u bënte thirrje shkollave fetare qe në programet tyre të përfshihej edhe lënda e gjuhës shqipe. Një vendim i vecantë dhe shumë i rëndësishëm ishte edhe ai për hapjen e shkollës Normale në Elbasan, e cila u bë e mundur po atë vit, pak muaj me pas. Hapja e kësaj shkolle do të bënte realitet masivizimin, pasi do të përgatiste kontigjentet e mësuesve për shkollat jo vetëm ekzistuese por edhe për ato që do të hapeshin. Dhe është fakt që Normalja e Elbasani, që nga hapja e saj e deri në vitin 1946, do të ishte institucioni i vetëm kombtar për përgatitjen e kontigjenteve të mësuesve për tërë shkollat e trevave shqiptare.

Me vendimet e tij ky Kongres atakoi hapur politikën antishqiptare të xhonturqve, dhe mund të themi se ky kundërshtim qe një nxitje e rëndësishme për kryegritjet e armatosura antiosmane që do të shpërthenin në mbarë vendin e do të conin në shpalljen e Pavarësisë.

Kongresi që u mbajt në Elbasan, nuk ishte rastësi. Prej dekadash ky qytet e trevat rreth tij jo vetëm kishin shfaqur dëshirën për shkollën shqipe, por edhe kishin bërë hapa konkretë në këtë drejtim. Pas Dhaskal Todrit me Konstandin Kristoforidhin, babain e gjuhës shqipe, Elbasani e trevat rreth tij aplikonin mësimin shëtitës ku përdorej abetarja e Kristoforidhit, në shkollat fetare myslimane e ortodokse filloi të mësohej e shkruhej gjuha shqipe, jepeshin mesime nga historia e lavdishme e shqiptarëve të shekuj. Me këtë kongres dhe me Normalen që vendosi të hapë ai, Elbasani fitoi tashme de jure, rolin e avangardit në arsimin e shkollën shqipe, duke krijuar një traditë të vyer e duke i shërbyer shkollës shqiptare gjithandej. Le të shërbejë kjo traditë, dhe në rastin tonë përkujtimi i ngjarjeve të tillë si një shtysë për ditët e sotme dhe për ato që do vijnë. Pavarësisht se kohët evoluojnë, e bashkë me kohët evoluojnë edhe qytete e treva të tjera, duhet ta kemi të qartë ne shqiptarët, mësuses të vërtetë dhe arsim të vërtetë prodhon Elbasani.

 

Elbasan, shtator 2020