
Ke çesmja
Ke çesmja e kishës,
O lalo, ke kishllaja
Se mu’ me ty, o lalo,
Ç’më zu’ sevdaja
Ke çesmja e kishës
Kam dal’ e të pres
Të ja hek gocës, o lal,
Shaminë prej kres’.
Çeli shelgu ke kishllaja,
Mu’ me ty ç’m’ka zan sevdaja
Jarnina, të desha, nuk të desha,
Jarnina, balluket e shpeshta
Shoqni, o ti, moj shoqni,
Shum’ rrubare paske ti,
Jarnina, un’kështu s’e mejtova,
Jarnina, s’do t’më du’sh se besova.