Po na vjen nji za kah mes i Shqipnisё,

Qi thot : sot e nnezi dritn’ e ditunisё

Elbasan’ i bukur qi s’ ka gja tё mbetё,

Rroft’ e qoftё n’ drit si dilli pёr jetё!

Sot ti na je bamun nё ball t’ Gegnisё

Si yll udhrrёfenjsi, gjisht i Perёnnisё

Qi rrёnje e shkёlqe n’ hapsinёt pa an,

Ti do t’ na rrёfejsh udhёn, o Elbasan!

Ishim tё vorfёn, n’ errsi e tё shkret,

Si anija qi hump rrugёn nёpёr det!

Elbasan, si ylli syt me drit na i mmush,

O qytet, qindro mir tё na nxjerrish nё fush.

Fёmija e mёmdheut me sy plot me drit,

Me buz tue qeshun e kan prit kёt dit!

Zonj’ e ditunisё me drit nё dorё

Nё mal tё Tomorit mёlumun nё vdorё,

I thiri tё gjitha shoqet me rradhё,

Erdhёn e nnejtёn nё mes resё bardhё,

U tha: Ju moj shoqe a nuk ju vjen keq

Tё lamё Shqipnin kёshtuna keq tё keq?

Kёtu ke kimi le, ktu ke po rrim vet,

A nuk po çuditi tё jet kaq i shkret?

O Marr! o luftёtar, ti moj Afrёdit,

Moj gjytareja Han qi je plot me drit,

O e Than e bukur, ti, jetn’ e robnisё

E rrfe si do t’ bahet: po fatn’ e Shqipnisё,

Pse e le t’ ngeli kёshtu nё errsin,

S’ paske pasun turp e fryk nё Perёnnin?

Ky asht mёmdheu imi e i juj,

Pse tё naltёsojmё na njerzit tё huj?

Motra Elbasani sot po na thёret,

T’a qisim nё drit mёmdhen e shkret!

O tё lumtё goja ti moj mёmdhetare,

Gjith jeni trimnesha, o vajza shqiptare!

Na shkёlqeni udhёn tё ecij trimnija,

Se shpres e liris asht ditunia!