Lindi në qytetin e Elbasanit, ku kreu arsimin fillor dhe 7 vjeçar. Ne vitin 1951-55, kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” Tiranë,  nën drejtimin e pedagogut Sadik Kaceli. Pas mbarimit te liceut Artistik, studion per dy vjet, 1959-61, ne degen e piktures, ne Institutin e Arteve Plastike”N. Grigoresku”, Bukuresht, Rumani në ateljenë e pedagogëve Tiberiu Kruz, Korneliu Baba. Me prishjen e maredhenieve me vendet e ish kampit socialist, kthehet ne Tirane e vazhdoi studimet dhe mbrojti diplomën në ILA Figurative ne ateliene e piktorit Vilson Kilica. Punoi si skicograf ne vitet 1956-58 ne Kabinetin Pedagogjik,  Elbasan. Pastaj ne periudhat 1958-59 dhe 1964-1980, punoi si mesues vizatimi në disa shkolla 8 vjeçare,  Elbasan. Kurse ne vitet 1980-89, ishte Pedagog i pikturës në Shkollën e Mesme Artistike “Onufri”,  Elbasan.
Piktori Isuf Sulovari ishte një ndër artistët e rëndësishëm shqiptarë. Ai vlerësohet për stilin e tij të veçantë si piktor që e dallonte nga të gjithë piktorët shqiptarë të kohes. Ne vitin 1966, ishte Antar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, kurse ne vitin 1993, Anëtar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve Figurativë.
Pas vitit 2000 transferohet me banim në Tiranë dhe vazhdoi të realizonte temat e tij të preferuara. Ekspozoi për herë të parë në Ekspozitën Kombëtare të vitit 1956. Artisti Sulovari krijimtarinë e tij kryesore e zhvilloi si piktor i periudhes se realizmit socialist.  Ai ishte piktor i tablosë kompozicionale dhe realizoi temën e ditës, historike dhe portretin. Kryesisht artisti Sulovari vlerësohet për stilin e tij të veçantë piktorik i ndikuar nga piktori kubist francez F. Leger (1881-1955) dhe nga piktorë meksikanë të shekullit XX.  Nje “Leger”, keshtu do te shprehej sapo te shihte disa pune te Isuf Sulovarit Mbreteresha Suzan, gjate nje vizite ne GKA, diku pas viteve 2000. Ai na demonstroi se procesi artistik eshte unik dhe percaktohet nga talenti, qe ndertohet me pune e dashuri per artin. Kjo performance e tij ofron ne syte e kritikes vendase e te huaj ne krahasimin me artistin e madh argjentinas qe punoi ne Paris, me Ferdinand Leger. Por Sulovari ndryshe nga ai ne permbajtje ishte afer me historine dhe problemet e jetes shqiptare, ndersa Leger me dashurine europiane. Megjithate artistet e medhenj i bashkon perceptimi, puna dhe dashuria. Kjo deshmon frymen post-moderne, europiane dhe shqiptare te pikturave te tij. Duke trajtuar temën e ndërtimit socialist, figurat e tablove të Sulovarit edhe pse ndryshe nga piktorët e tjerë shqiptarë, kishin ngjyra dekorative dhe forma të plota larg natyralizmit akademik. Isuf Sulovari eshte nje piktor post-modernist, pasi na demonstroi te gjitheve edhe ne vitet e censurimit, se arti eshte i lire dhe buron nga brendesia njerezore,  askush nuk mund te kete privilegjin te imponoje metoda dhe rryma universale. Ai na demonstroi se procesi artistik eshte unik dhe percaktohet nga talenti, qe ndertohet me pune e dashuri per artin. Ai i stilizon figurat, peizazhin dhe objektet e kompozimeve duke evidentuar bukur format e mëdha, të figurave dhe peizazhit e duke preferuar sa më pak detaje. Kjo mënyrë pikturimi krijonte efekte interesante dhe mjaft individuale dhe e evidentoi shumë shpejt Sulovarin, si një individualitet në pikturën shqiptare.
Megjithatë Sulovari mbeti një piktor që edhe pas vite ’90 mbart nje individualitet te vecante artistik, gjë që vërehet qartë në krijimtarine e tij.  Isuf Sulovari eshte nje artist me prodhimtari te konsiderueshme, fakt i cili ka ndikuar ne perfaqsimin dinjitoz te tij ne Galerine Kombetare, edhe pse krijimtaria e tij i ka mbijetuar qendrimeve obskure te komisioneve profesionalisht mediokre,  dhe qendrimeve politike te njerezve te pakulturuar ne sistemin para viteve ‘90. Një koleksion prej 12 (dymbëdhjetë) veprash të Isuf Sulovarit ndodhen sot në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë. Prej tyre mund të kujtojmë; “Aksionistja”,  1967; “Peizazh industrial”,  1969; “Kooperativistja e duhanit”,  1970; “Mjelësja”,  1971; “Gjigandi i Metalurgjisë”, 1974;”Shote Galica”, etj. Gjithashtu veprat e tij janë pjesë e Galerisë së Arteve në Elbasan dhe e koleksionistëve shqiptarë.
Piktori Isuf Sulovari ka marrë pjesë nga vitit 1956 – 1990 në të gjitha ekspozitat lokale dhe kombëtare. Sulovari gjithashtu ka qenë pjesmarrës në ekspozitat kolektive shtetërore të kohës në disa shtete të ndryshme si në Rumani, Austri (1972),  RP. të Kinës (1971),  Bienale të Aleksandrisë,  ekspozita “Piktorët disidentë” Austri,  etj. Autoprotret, viti 1961.

Për të parë punimet e tij mund të vizitoni faqen e internetit : https://isufsulovari.com