Ing. Ismail Sadiku

Ing. Ismail Sadiku

Ismail Sadiku lindi në vitin 1939, në Filat të Çamërisë. Në qershor të vitit 1944 mbërriti së bashku me familjen e tij në Shqipëri.

Në 1945 kreu në Lushnje shkollën “Foshnjore”.  6 vitet e para të shkollës i kreu po në Lushnje. Klasën e shtatë e filloi në shkollën “Naim Frashëri” në Elbasan. Të gjithë vitet i përfundoi me notën maksimale, “1-sh” në vlerësimin maksimal të atëhershëm.

Me mbarimin e shkollës 7-vjeçare fillon  punë “nxënës në ekonomi”,  në Parkun Automobilistik të Mallrave Elbasan.

Në shtator të 1952, nis  Politeknikumin “7 Nëntori” Tiranë me një bursë të shtetit, por për shkak të gjendjes ekonomike të vështirë  nuk e vazhdon shkollën e lartë dhe  rikthehet prapë në punë deri në vitin 1957. Në punë u kategorizua me kategorinë maksimale “Kategoria e shtatë”. Në po të njëjtin vit fillon  prapë Politeknikumin, të cilin e vazhdon me rrogën e punës . E përfundon Politeknikumin në vitin 1959.

Në vitin 1956 mer patentën për ngarjen e automjetit të klasitë të III-të dhe të II-të si dhe pranohet si kandidat në Partinë e Punës së Shipërisë. Gjatë kohës së punës në Parkun Automobilistik, ka realizuar disa novacione teknike për të cilat ka marrë edhe dekoratë me Medaljen e Punës dhe Urdhërin e Punës si dhe me shumë fletë nderi në etapa të ndryshme të punës.

Duke pasur rezultate shumë të mira në mësime në shkollën e mesme, iu akordua bursa me rrogë për të ndjekur universitetin shtetëror të Tiranës të cilin e përfundon në vitin 1964 me rezultate të mira.

Pas mbarimit të universitetit emërohet kryeinxhinier në Parkun e Mallrave , vend në të cilin kishte punuar edhe më parë.

Në vitin 1972 transferohet  Kryeinxhinier i Ndërrmarrjes së Transportit të Ndërtimit të Kombinatit Metalurgjik (NMT).

Edhe gjatë kohës kur punoi si drejtor ndërrmarrje dhe si kryetar i degës Mekanike, kreu disa novacione teknike që kanë ndikuar për të zgjidhur vështirësitë teknike si psh “adoptimi i kamionit për të punuar në linjën hekurudhore”.

Në vitin 1974 transferohet drejtor i Ndërrmarrjes së Transportit në Kombinatin Metalurgjik. Ndërsa në vitin 1985 emërohet Kryetar i Degës Mekanike, nëndërrmarrje e  ndërtimit të Hidroçentralit Banjë. Në këtë ndërrmarrje del në pension në qershor të vitit 1993.

Që nga koha kur marrë diplomën e inxhinierit dhe deri në daljen në pension, ka dhënë mësim në shkollën e mesme teknike dhe në filialin e Universitetit të Tiranës në Elbasan për lëndët “Automobila”, “Riparim” dhe “Motorra me djegje të brëndshme”. Që nga moment që ka marrë diplomën, ka kryer edhe detyrën e ekspertit të aksidenteve automobilistike.

Dintë të fliste disa gjuhë të huaja si: rusisht, italisht dhe anglisht, të cilat i kanë dhënë ndihmesë të madhe edhe gjatë ushtrimit të profesionit.

Ismail Sadiku është dalluar gjithmonë për modestinë, thjeshtësinë, aftësinë dhe prakticitetin për të dhënë zgjidhje esenciale për probleme delicate në fushën e mekanikës së aplikuar dhe asaj teorike, si edhe në zgjidhjen e shumë problemeve teknike efektive në transportin automolistik.

Për të përshkruar me pak fjalë  personalitetin e Islamil Sadiku, po marrim një fragment të shkurtër një debatet pune me eksponentë drejtuesë të asaj kohe, ku shprehja e Ismalil Sadikut  ishte: “Mund të më hiqni nga drejtor, mund të më fusni edhe në burg, por diplomën dhe personalitetin nuk ma përçundoni dhe nuk ma hiqni hiqni dot “.