Ismail Qemali

ISMAL BEJ VLORA ISHTE NIP ELBASANI….

Ismail Qemali ishte nip Elbasani, i familjes së Biçakçive.

Ja çfarë shkruhet në librat e mëposhtëm :

Pavarsia, Udhetim i paharruar i Ismail Qemalit’ , f90, autor : Ilir Ikonomi

“Kur turqit dërguan ushtarë për të kapur të atin e Ismail beut që ish arratisur në Korfuz për shkak të një rebelimi, ai ishte vetëm 3 vjec. Bashkë me të motrën, Ballkeze, u larguan nga Vlora të strukur në një kosh që bartej nga kali. Fëmijët bashkë me nënën shkuan të jetonin në Elbasan” . 

Familja shkoi nga Vlora në Elbasan, se gjyshja e tij, Merjeme hanëmi ishte nga dera e Biçakçive të Elbasanit. Fakt ky që theksohet në librin, tjetër

“Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri” f. 49, autorë: Eqrem Bej Vlora dhe Baroneshen Marie Von Godin,  ku përshkruhet largimi më vonë i tyre për nga Elbasani në Selanik :

“Familja erdhi në Selanik dhe thuajse mbeti rrugëve pa asnjë dysh ne xhep. Madje gjyshja e Ismail Qemalit, Merjeme hanëmi, prej derës se Biçakçive, vdiq në Karaferi nga mundimet e rrugës”

Dr. Shefqet Deliallisi