Ismail HaxhihyseniIsmail Haxhihyseni, lindi në një familje tradicionale elbasanase dhe me tradita patriotike dhe arsimdashëse. Shkollën fillore e plotore i kreu ne vendlindje,kurse studimet larta i beri në Stamboll. Ne kryeqytetin osman u diplomua për agronomi në vitit 1913. Pak kohe punon ne Peqin. Pastaj emërohet drejtor i Bujqësisë dhe pyjeve në Prefekturën e Elbasanit. Në vitin 1915 shkon në Shkodër me të njëjtën detyrë. Kurse shtator 1916 deri më 1919 punon si mësues i shkencave natyrore në shkollën Plotore,Elbasan.Ne vitin 1921 emerohet si pedagog në shkollën Bujqësore në Lushnjë.Duke qene i përgatitur dhe me arsim te lartë bujqesor,u emërua drejtor i kësaj shkolle. Ne historikun e arsimit te Lushnjes, permendet si i vetmi mesues me titull “Profesor”. Me këtë detyrë punon edhe në Korçë. Ne fund te viteve 1920 do të emerohet pedagog në shkollën Normale, ku shërbeu për shumë vite, derisa ndërroi jetë në fund te vitit 1933. Ne tere veprimtarine e tij arsimore,kudo qe punoi tregoi urtësi,seriozitet,pasion dhe profesionalizem,ne punen mesimore.Edukoi breza te tere nxenesish me dashurine për punën. Në shkollën Normale jepte Bujqësinë, si shkencë e re dhe te domosdoshme per vendin,por njikohesisht ishte dhe pedagog i gjuhës frënge. Njihte shume mirë gjuhet,italisht, frëngjisht dhe turqisht. Ka kontribuar edhe në shtypin e kohës sidomos ne “Kopshti Letrar”,me studime,si :”Lepri malit,lepri fushes”,”Fluturusat”,”Elektriciteti atmosferik”,etj,ama behet fjale ne vitin 1919.Po keshtu edhe ne revisten”Normalisti”, e ne revisten “Minerva”,ku ishte nji korespondent i rregullt.Si agronom, nëpunës apo drejtor,kudo qe ishte,është shquar si organizator i aftë, këmbëngulës për futjen e praktikave të reja në kulturat e ndryshme bujqësore.Biblioteken e tij,pas vdekjes familja e tij ia dhuroi bibliotekës kombëtare.Ka botuar artikuj me karakter shkencor, ku shkruan mbi shpikjet e asaj kohe në drejtim të prodhimit bujqësor. Me punën dhe ndihmesën e tij, përcolli emrin e intelektualit të zot dhe qytetarit të nderuar. Në shkollën Normale ngriti për herë të parë sektorin e praktikës bujqësore për nxënësit.Ishte anëtar aktiv i këshillit letrar të Qarkut të Elbasanit. Revista “Minerva”, me rastin e vdekjes se I.H.do te botonte ne faqet e saj, se:”Ne Elbasan muajin qe shkoi (dhjetor’33) ndërroi jetë profesori i Normales. Lajmi prodhoj një përshtypje të thellë dhimbjeje ndër të gjithë qytetin, pse Ismail Haxhihyseni ka qenë një nga bijtë ma të vlefshëm të Elbasanit dhe i shquar për drejtësinë e ndershmërinë e tij”.Ai eshte nji nga ata qe e vuri bujqesine ne baza shkencore. Ai ishte shembell per virtutet dhe gezonte simpatine e bashkeqytetareve te tij.Djelmenia e Elbasanit,ndjente nji dashuri dhe respekt ndaj Profesorit.Ceremonija e tij ka qene shume mallengjyese dhe eshte percjelle nga shume bashkeqytetare.(Foto:”Elbasanasit qe dine te cmojne virtutin,i bene percjellje te shkelqyer Ismail Haxhihysenit)

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit te Ismail Haxhihysenit.

Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit te Ismail Haxhihysenit.