Rrëfim i shkurtër mbi rrëzimin e nji aeroplani transporti amerikan, në liqenin e Çestijes të Kajanit, Dumre, Elbasan.

Aeroplani u nis nga Katania e Siçilisë për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve të luftës e për t’i transportuar ato në spital. Ai kishte në bord 13 mjekë, 13 infermiere dhe katër antarë të avionit. U nisën në nji kohë të mirë më 8 nëntor 1943. Fluturuan nga selia e tyre në Siçili, në jug të Italisë për të marrë e shoqëruar pacientët përsëri në Sicili ose Afrikën e Veriut, ku ata mund të merrnin një trajtim më të mirë mjekësor.
Por sa më shumë i afroheshim Barit, aq më shumë shfaqeshin retë. Shpejt filloi një stuhi e fortë shiu dhe humbën të gjithë komunikimin me stacionin, në Bari. Kur aeroplani u ngjit në rreth 8,000 metra, krahët filluan të lëkundeshin, kështu që atij i duhej të zhytesh poshtë reve. Shihnim një vijë bregdetare; pilotët menduan se mund të ishin duke fluturuar në Itali, në bregdetin perëndimor të saj. Ata nuk e kuptuan se po kalonin Adriatikun. U duk nji si aeroport i braktisur, u munduan të ulen, por dikush filloi të shtinte drejt nesh. U ngrit menjëherë drejt reve. Kjo ishte ndoshta pjesa më e frikshme; duke fluturuar nëpër një luginë ku majat e maleve ishin më të larta se retë. Kur dolëm nga retë, avioni ynë ishte shumë afër me një aeroplan luftarak gjerman dhe më pas me një tjetër. Pilotët u përpoqën t’i shmangen aeroplanëve të armikut. Përfundimisht gjetën një vend afër një liqeni ku u rrëzuam. ( Ky ishte liqeni i Çestijes.(sh.im).
Të parët që i ndihmuan, ishin partizanët shqiptarë, që luftonin gjermanët, të cilët i çuan nëpër male. Përpara një pylli ishte një grup burrash me pushkë, partizanë. Njëri foli pak anglisht. Ai ishte Hasan Gina, një udhëheqës partizan. Ai na tha neve se ishim në Shqipëri. Më vonë, ata do të mësonin se ishin 150 milje në lindje të Barit, në anën e gabuar të Adriatikut, të rrethuar nga forcat gjermane që kishin pushtuar Shqipërinë. Po kështu ata u ndihmuan edhe nga shumë fshatarë shqiptarë, me të cilët kaluam natën dhe ndanë atë pak ushqimi që kishin me ne. Pa ndihmën e popullit shqiptar, nuk do të kishim mbijetuar atë dimër. Ne nuk dinim pothuajse asgjë nga Shqipëria, një vend i vogël, kryesisht musliman që kishte ndryshuar pak në shekuj. Terreni malor ishte i shtrirë me fshatra të varfër. Nuk kishte hekurudha dhe pak rrugë. Mushkat dhe kuajt ishin transporti kryesor. Kishte pak ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike. Dimrat ishin të egër, ushqimi ishte i pakët dhe gjakmarrja ishte e zakonshme midis tyre dhe me nji krenari të egër.
Një nga shqetësimet tona më të mëdha ishte se ushtria amerikane, si dhe familjet tona, nuk dinin se ku ishim. Ata as nuk e dinin që ishim në Shqipëri. Ata dinin vetëm se ne ishim të humbur. Britanikët në Shqipëri,si dhe një oficer amerikan i dërguar na ndihmuan për të na nxjerrë përfundimisht.
Kur u kthyem në linjat aleate, nuk na lejohej të tregonim asgjë se ku kishim qenë, kush na ndihmoi, ose si shpëtuam. Sekreti ishte për të mbrojtur njerëzit që na kishin ndihmuar dhe për të mbrojtur mjetet e arratisjes për avionët e ardhshëm të rrëzuar. Pas luftës, në Shqipëri u vendos regjimi komunist, kështu që ne shqetësoheshim që nuk i mbronim shqiptarët që na shpëtuan jetën, sepse ata do të vriteshin. Më vonë mësuam se një nga partizanët që na ndihmoi u burgos menjëherë pas luftës dhe përfundimisht u ekzekutua.

Më 27 nëntor, zbulimi britanik në Shqipëri mësoi nga partizanët se avioni amerikan ishte rrëzuar dhe infermierët, mjekët dhe ekuipazhi ishin gjallë, duke u përpjekur të arrinin në bregdet. Në dhjetor, u zhvillua një plan amerikan i shpëtimit, i udhëhequr nga një kapiten i ushtrisë, Lloyd G. Smith, 24 vjeç. Nën nji errësirë të madhe, ai zbriti në bregdetin e ruajtur nga shumë anije dhe ngriti një kamp bazë në një shpellë në shkëmbinjtë me pamje nga Adriatiku. Të tjerë u bashkuan me të dhe u zhvendosën në tokë për të gjetur amerikanët.
Britanikët, ndërkohë, organizuan një përpjekje të dytë shpëtimi nga nënkolonel Gavan Duffy, një agjent sekret që me një ekip të vogël kishte arritur në Shqipëri muaj më parë me parashutë dhe në këmbë. Përmes kontakteve partizane, ai gjeti amerikanët në Shqipërinë lindore dhe filloi t’i udhëheqë ata drejt perëndimit, duke synuar të arrinin në bregdet.
Por ata rifilluan udhëtimin e tyre dhe me ndihmën amerikane dhe britanike arritën në bregdet. Më 9 janar 1944, pas një udhëtimi të vështirë 63-ditor, 27 amerikanë ; 10 infermierë dhe 17 mjekë dhe antarët e bordit të avionit hipën në një anije britanike dhe kaluan në Itali. Tre infermierë mbetën prapa në Beratin e pushtuar nga gjermanët. Kapiteni Lloyd Smith i solli ata të sigurt në mars 1944. Udhëtimin dhe vështirësitë e mëdha të hasura gjatë këtij rrugëtimi, i tregon antari i fundit i grupit i mbetur gjallë, Harold Hayes. “Për shumë vjet, unë nuk thashë asgjë në lidhje me atë që ndodhi në Shqipëri. Pasi mbaroi lufta, Hoxha ishte i pamëshirshëm. Nëse ai do të zbulonte emrat e secilit që na kishte ndihmuar, ai do t’i ekzekutonte ata dhe familjet e tyre. “tregon ai, në një intervistë telefonike për New York Times në vitin 2015.
Z. Hayes, mjek, nuk pati ndonjë rol të veçantë në mbijetesën e grupit, por duke i tejkaluar të gjithë shokët e tij të luftës, ai u bë antari i fundit që tregon historinë e tyre, por jo vetëm ai. Do të jetë Cate Lineberry, që boton librin “ Shpëtimi Sekret” (“The Secret Rescue”), që mbështetet shumë në kujtimet e Z. Hayes, i cili vdes në moshën 94 vjeç, në vitin 2016.
Libri ka më shumë hollësi rreth kësaj, ku Odisea e tyre u ruajt gjatë luftës dhe për vite më pas për të mbrojtur luftëtarët partizanë, agjentët aleatë dhe fshatarët që u jepnin atyre ushqim, strehim dhe udhëzime.

Foto 1-Harold Hayes, në moshë te re dhe i plakur.
Foto 2-Intinerari i amerikanëve deri në bregdet.
Foto 3-Nji pjesë e ekipit të mjekve dhe avionit, pas shpëtimit.