Hyqmet Kotherja, (historian)

Hyqmet Kotherja, (historian)

Në historinë arkivore të Elbasanit dhe në kujtesën historike të qytetit, Hyqmet Kotherja zë një vend nderi. Është puna dhe vepra që ai la pas që e bëjnë atë një personalitet në fushën e dokumentimit të  historiseë dhe të vërtetave që kanë shoqëruar qytetin e tij të dashur. Prejardhja e tij nga familje të respektuara, i japin Hyqmetit edhe dinjitetin e përfaqësimit qytetar.

Këmbëngulja, aftësia investiguese në thellësitë e arkivave, orientimi për të gjetur momentet e rëndësishme që spikasin në shekullin e fundit një qytet si Elbasani, kanë qenë cilësi tipike të një njeriu që e do qytetin e tij dhe kërkon të lërë dhe ai gjurmën e tij duke hulumtuar dhe hedhur në letër historinë e personaliteteve që e bënë Elbasnain të dëgjuar .

U lind në Elbasan më 1941 në një familje të mesme qytetare patriotike me ndjenja të forta atdhedashurie . Mbaron Universitetin e Tiranës në degën Histori – Gjeografi në vitin 1966.  Profesionin e mësuesisë e ushtron në shkollat e qyteteve Peqin  e Elbasan, duke qenë edhe një hulumtues i vlerave qytetare të këtyre zonave.

Ajo që e bën të dallueshëm Hyqmetin në rrethet intelektuale është puna e tij  gjatë viteve 1966 – 1968 në objektet e antikitetit, në Apoloni dhe në Anfiteatrin e Durrësit, për zbulimin e arenës dhe kishës së shek. X.  Ishte kjo një eksperiencë e rëndësishme që i dha këtij mësuesi të pasionuar një mundësi  për të kuptuar thellësinë e historisë dhe dokumentimit të saj në shërbim të të vërtetave që fqinjët tanë kërkonin të na i mohonin.

Më pas, për afro një dekadë ka drejtuar muzeun e rrethit Elbasan si një nga punët që hodhi bazat në formimin e tij si një profesionist i degës së historisë dhe i përzgjedhjes së materialeve që do të ishin edhe objekt i studimeve të tij të mëtejshme.

Hyqmeti ka qenë autor e bashkautor, realizues i muzeut “Kostandin Kristoforidhi”, muzeut historik, Heroit të Popullit “Qemal Stafa”, dhe muzeve të krahinave të rrethit.

Në këtë spikatje të punës së tij gjenden edhe referencat që bënte edhe angazhimi nga Instituti i Historise dhe i Kulturës në Tiranë, për të përgatitur e referuar tema studimore për Elbasanin të botuara në organet e tyre, si një kontribut i vyer dhe gjurmëlënës si për qytetin e Elbasnait dhe që u bënë fond i nevojshëm në hsitorinë tonë kombëtare, pejsë e së cilës ishte edhe Elbasnai.

Ajo që e bën të dallueshëm në lëmin e profesionit të vet dhe punës si historian është fakti se Hyqmet Kotherja u bë autor i disa monografive, broshurave, fletëpalosjeve kushtuar historikut të arsimit, e të figurave të ndritura të lëvizjes kombëtare në Elbasan etj.

Në vitet 1991 – 2001 punoi në Bashkinë e Elbasanit ku mbulonte sektorin e kultures, duke qenë edhe një nga gjurmëlënësit edhe në veprën madhore “Enciklopedia e Elbasanit”. Sektori i Kulturës që mbulonte si drejtor në bashkinë Elbasan, mori një tjetër vlerë me punën e këtij njeriu orientues për të shkuarën për ti shërbimyer ardhmes.

Veprat madhore që e vendosën Hyqmetin në rangun e historianëve me emër të qytetit të Elbasanit jane :  “Historiku i Bashkisë së Elbasanit, 1912 – 2002”, “Pavarësia e Elbasanit 1912”, “Tajar Tetova – Monografi”, si dhe dorëshkrimi i përfunduar  “Prefektët e Elbasanit”, që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.

Veç kësaj Hyqmet Kotherja ka një kontribut edhe si i zgjedhur anëtar i këshillit pluralist të qytetit, dhe anëtar i këshillit bashkiak (1992 – 1996).

Tajar Tetova

Pavarësia e Elbasanit