Në kuadrin e organizimeve për 110-vjetorin e hapjes së Shkollës Normale, Arkivi Digjital Elbasan organizoi për dy ditê radhazi simpoziumin jubilar “Përtej mitit” dhe një workshop “Memorialistikë”. Ditë e dytë hapi ekspozitën me titull “Normalja 1909 – 1944”. Kjo ekspozitë përmban të përmbledhur përmes dokumenteve e fotove historikun e Normales në këto vite. Ekspozita u vizitua nga ish-profesorë të Normales, mësues e studentë. Ekspozita do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë qytetarët, nxënësit e shkollave të qytetit etj. Deri në datën 13 dhjetor. Lidhur me workshopin “Memorialistikë” ishin të ftuar ish mësues, pedagogë e ish normalistë të cilët ndanë midis tyre kujtimet më të mira nga puna në këtë shkollë.Organizimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
