Haxhilliku (Pelegrinazhi)

 

Për Haxhillik jam tu’ shkue,

Besimin t’em t’a baj ispatë,

Vall’, a do t’jetë thonë për mue,

Për me sos në Kryegjyshatë?

 

Më erdh nji burr i pa prit,

Më tha: pse ecën tu mendue”,

Ata vetë të kanë thërrit,

Edhe ti  duhet me shkue.

 

Mos kërko prej të Mirit,

Gjithë motin me ato të jeshë,

Shtjerë kryet në Port të Pirit,

Shpëtimtarë atë do t’keshë.

 

Mos kërko andej – këndej,

Rri aty ku vune kryet,

Asht Ahmet Myftar Dedej,

Ju vë re me të dy sytë.

 

Natë e ditë i baj shyqyr,

Më shtiu në rradhën e burrnisë,

Pijë kupën or Myzyr,

Për ashikun e pleqnisë.