Hasan Mehja ne rolin e Dake Marku ne dramen Shtate Shaljanet 1963_1964, Arkivi Digjital Elbasan

Hasan Mehja ne rolin e Dake Marku ne dramen Shtate Shaljanet 1963_1964

Aktori Hasan Mehja lindi në vitin 1936 në qytetin e Elbasanit. U aktivizua me lëvizjen diletante pranë Shtëpisë së Kulturës Elbasan si dhe në lëvizjen teatrale të ndërmarjeve. U shqua qysh në fillim për një interpretim e zë skenik të ngrohtë. Me krijimin e teatrit profesionist ai është themelonjës së bashku me shumë aktorë të tjerë të ardhur nga lëvizja amatore. Kryen një specializim në Tiranë për mjeshtërinë e aktorit dhe aktivizohet qysh në pjesët e para si në dramën “Rrethimi i Bardhë”, “Në Tufan” e deri sa del në pension në vitin 1991. Vlen të përmendet roli i Isufit tek “Udha e Zavalinajve”, Vehipi tek “Familja e Peshkatarëve”, etj. Gjatë tërë karierës së tij ka luajtur mbi 36 role kryesore dhe shume role të tjera dytësore. Gjithmonë ka qenë i dashur me kolegët e punës.

 

 

 

Rolet e luajtuar nga aktori profesionist I teatrit

“Skampa” Elbasan, z: Hasan Mehja.

      
Nr Personazhi   ( Hasan Mehja). Drama Viti
1. Avniu, teknik I mesëm. Rrethimi i bardhë. 1962
2. Shabani, xhandar Në Tufan. 1963
3. Dakë Marku Shtatë Shaljanët. 1963-1964
4. Azemi Salë Cenit, kryediversant. I pesti u zu gjallë. 1966-1967
5. Isufi  Zavalina. Udha e Zavalinajve. 1967
6. Sokoli, minator. Fundi i një intrige. 1971
7. Vehipi, i biri. Familja e peshkatarit. 1971
8. Spiro Orteku. 1972
9. Pjetri – fshatar i lidhur me banditët. Cuca e maleve. 1973
10. Xhelo, I vjehrri. Për jetën. 1973
11. Katundari i tretë. Prefekti. 1974
12. Puntori 1 Vëllezërit. 1975
13. Brigadieri  (Brig. i puntorëve e teknikëve). Gërma në gur. 1975
14. Seferi – shërbëtor i agait. Zani Partizani. 1975
15. Nevzat  Zimuni     ( fshatar). Hakmarja e madhe. 1976
16. Fshatari I Lulet e Shegës. 1976
17. Naska, i jati i Sokolit Telefoni Paralel. 1977
18. Vasua, punëtor, Doktori Pacient. 1978
19. Puntori I Vera e vitit 78. 1978
20. Lipja. Ata nuk u përkulën. 1978
21. Gjoleka. Shpagimi. 1979
22. Mësuesi Kacafytja e parë. 1980
23. Xha Myrto Telefoni në mesnatë. 1980
24. Fshatari. II Tokë e ndezur. 1981
25. Refiku. Gjëmimet e një vjeshte. 1981
26. Kamberi – fshatar. Zemër Fshatare. 1981
27. Gazetari I dhe Peisak – gjyqtar Flakët. 1982
28. Lako. Na duhet një magnetofon. 1982
29. Bujku I Përtej    Dashurisë. 1982
30. Brikela  (Pieshitës). Shërbëtori i dy zotërinjve. 1983
31. Haxhiu, qytetar nga Tirana. Dy krisma në Paris. 1983
32. Hima.               (Shok i shoferit, tifoz). Telashet e një ndeshje. 1984
33. Hilda, malësor, babai I Prelës. Pas ujvarës së kaprollit. 1986
34. Nikolla, mekanik. Ditët e një qyteti. 1988
35. Bektashi. Sa shumë gjethe të thata. 1989
36. Rauzeli. 6 persona në pyetje. 1990

 

Mblodhi e përpunoi rolet kryesore  të luajtura gjatë 30 viteve si profesionist në teatrin “Skampa,

nga Fetah  Biza.