Vlerësimi iGjerasim Qiriazi intelektualëve të rinj në vitet e fillimshekullit XX, si në rastin për elbasanasin Damjan Borodanin dhe të birin e tij Jonelin, janë vlerësime që janë shprehur duke u botuar edhe në librin kushtuar këtij personaliteti të Rilindjes Kombëtare.
Teksti ne fjalë e shpreh më sëmiri këtë vlerësim.

“Të kam shkruar për një djalë nga Elbasani që i thonë Damjan Borodani, i cili ka shumë mall për të vajtur ndë skolit tënde ndë Bukuresht. Ay pret një të përgjegjur, se do të niset bashkë me një djalë tjatër të cilit i ka dërguar pesë napolona për të prishur udhës. Ky djalë që po të them është përmbi 20 vjeç, edhe më thonë se është djalë fort me mënd. Ay ka mbaruar gjimnazin të grekërve këtu ndë Manastir. Ndë daç dërgoji një fjalë t’et, që i thonë Athanas Buradani, kasap ndë Elbasan; ndë qoftë se e sheh për mirë ta març ndë skolit, telegrafisi përnjëherë të vinë bashkë me djalin tjatër. Ka edhe nje djalë tjatër që i thonë Petro Baniska nga Elbasani, i cili eshtë ndë skolit të vllehve këtu: ay më bëri shumë risxha të të shkruanj, që ta kesh ndë katallog të vinjë ndë vjeshtë, ndë mos ardhtë dot tashti.
Ndë ardhsha ndë Bukuresht këtë behar, do ta quanj vehten të lumtur të shoh skolinë tënde ndë Bukuresht.
Ndë Korçë na është ngritur Mitropolia ndë Këmbë se bleva një copë vënd për varre pranë kishës Shënjt Illiut. Ata duan edhe varret t’i kenë monopol. Kur vdes ndonjë nga ata që s’kanë mëndjen e tyre, ata shkelin këmbë, edhe nuk e lenë të vdekurin të kllitet në varr pa kthyer mëndjen e tij.
Për çudi është, sot ndë këtë qintvjet, të gjasën këto punë!

Të falem me shumë mall dhe
Të përqafoj vëllazërisht